Vendi ku jetojnë fëmijët më të lumtur në botë

Vendi ku jetojnë fëmijët më të lumtur në botë


Konferenca Botërore për Mirëqenien e fëmijëve në Gjenevë, Zvicër, e shpalli 1 qershorin “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, që në vitin 1925. Pas Konferencës, qeveri të ndryshme në botë vendosën ta deklarojnë 1 qershorin si Dita e Fëmijëve për të tërhequr vëmendjen për çështjet e fëmijëve. Në këtë ditë përcillen mesazhe dhe mbahen fjalime mbi të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve dhe ngjarje të tjera që i dedikohen atyre.

Fatëkeqsisht, raporti i ri nga ‘Save the Children’ tregon se gjysma e fëmijëve në botë nuk po e shijojnë fëmijërinë për shkak të varfërisë dhe dhunës. Rreth 1.2 miliardë fëmijë jetojnë të uritur dhe pothuajse 153 milionë fëmijë jetojnë në zonat e prekura nga lufta. Sipas këtij raporti, Singapori është vendi më i mirë në botë nga 175 shtete për fëmijët. I pasuar nga Sllovenia, Singapori vlerësohet me 987 nga 1000 pikë, dhe kjo tregon se fëmijët atje bëjnë një jetë të lumtur.

Shtatë faktorë që e bëjnë Singaporin vendin me fëmijët më të lumtur në botë janë: shkalla e vdekshmërisë nën moshën pesë vjeç, braktisja e fëmijëve, fëmijët pa shkollë, martesa e të miturve, niveli i lindjes nga adoleshentët, popullsia e zhvendosur nga konfliktet dhe shkalla e vrasjeve të fëmijëve. Vendet skandinave Novergjia, Suedia dhe Finlanda renditen tek pesë të parat.

/SavetheChildren

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0