Kupa e Botës 2018: Ja rregullat që duhet të dini! - Business Magazine Albania

Kupa e Botës 2018: Ja rregullat që duhet të dini!


Rusia është një vend i mahnitshëm dhe miqësor, dhe Kupa e Botës duhet të provojë mirëseardhjen si një komb i madh që është. Megjithatë, pavarësisht kësaj, çdo shtet ka traditat e tij dhe njerëzit atje sillen pak më ndryshe, prandaj çdo turist duhet të ketë parasysh disa këshilla ligjore dhe kulturore.

Ja çfarë duhet të dini për rregullat e Botërorit 2018:

Homoseksualiteti nuk është i jashtëligjshëm në Rusi. Gjithsesi, në vitin 2012, Parada LGBT në Moskë u dëbua për 100 vite. Ndërsa në Qershor të vitit 2013, u miratua një ligj i cili ndalon promovimin e marrëdhënieve brenda gjinisë për moshat nën 18 vjeç. Megjithatë FIFA ka raportuar se do të ndërhyjë në rast se do ketë shkelje të të drejtave të njeriut.

Përsa i përket racizmit, ngacmimi dhe sulmet janë të përhapura, sidomos kundër të huajve nga Azia dhe Afrika. Ka pasur disa viktima.

Alkooli nuk lejohet në stadium gjatë ndeshjeve. Gjithashtu alkooli nuk lejohet të shitet në dyqane, vetëm gjatë orarit 11 të darkës deri në 8 të mëngjesit. Uji i çezmës nuk është i pijshëm në Rusi, por uji mineral në shishe gjendet kudo.

Ju mund të arrestoheni nëse largoheni nga vendi me sende antike, edhe nëse i keni blerë ato në mënyrë të ligjshme nga tregtarët vendas.

Nëse merrni mjekim për ndonjë sëmundje, kur të mbërrini në Rusi duhet patjetër të paraqisni konfirmimin e mjekut për përdorimin e secilit prej ilaçeve. Gjithashtu është i domosdoshëm përkthimi i noterizuar në rusisht.

Vetëm biletat nuk mjaftojnë për të hyrë në stadium, një Fan-ID duhet të jetë i bashkangjitur me çdo biletë, dhe sigurisht pasaporta.

Tifozët rusë kanë marrë 46% të biletave, ndërsa tifozët e huaj kanë një pjesëmarrje prej 54%. Tifozët nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Meksika, Kina dhe Argjentina kanë blerë më shumë bileta pavarësisht se SHBA dhe ekipet kombëtare kineze nuk arrijnë të kualifikohen në turne.

/Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0