Falë aplikacionit të zhvilluar nga një biznes startup, është e mundur të ruani nivelet normale të sheqerit në gjak dhe të bëni zgjedhje të shëndetshme dhe të përshtatshme ushqyese.
Aplikacioni mund të përdoret nga njerëzit me diabet, nga njerëz të shëndetshëm dhe nga atletët që kanë nevojë për zgjedhje individuale dhe ushqimore.
Aplikacioni me emrin “DayTwo”, ofron rekomandime të personalizuara dietike dhe ushqyese duke analizuar ADN-në e mikroorganizmave të zorrëve të një individi.
Ju mund të lexoni edhe: DreamLab, aplikacioni nga Vodafone që ju ndihmon të luftoni kancerin
Teknologjia që qëndron prapa aplikacionit është bazuar në një studim, i quajtur Projekti i Ushqyerjes Personale, i cili zgjati pesë vjet dhe u krye nga prof. Eran Segal dhe nga prof. Eran Elinav në Weizmann Institute of Science.
Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën Cell.
Marrë nga Izraelisot.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.