Planet për të futur motorët elektrikë në World Rallycross Championship, u zbuluan në Gusht 2017 nga Autosport. Tashmë gjithçka është më konkrete. FIA World Motor Sport Council ka dhënë aprovimin e saj.
WMSC lajmëroi se anëtarë piratë do të mund të homologojnë makinat e tyre. Ata do të përdorin baterinë dhe shasinë e zakonshme që do të përdorë çdo konstruktor. Por, në vend të një trupi për makinat e rrugës, do të përdorin një “generic car model” të ofruar nga FIA.
Ftesat për tenderin për ofrimin e një furnizuesi të vetëm u lëshuan në Shkurt 2018.
Williams nga ana e vet do të ofrojë bateritë. ORECA nga ana e saj shasinë prej karboni.
Kompanitë do të instalojnë sistemet e tyre të drejtimit në shasitë 4wheel drive të tyre. Kjo bazuar në rregullat që FIA përmendi “të prejardhura nga ato të aplikuara në Formula E, me disa kufizime, me qëllim që të kontrollohen kostot dhe zhvillimi.” Makinat do të përdorin 2 motorrë, 1 për aks, me fuqi 500kW.
Kjo seri do të jetë e organizuar me skuadra me 2 makina. Ata do të luftojnë për 2 tituj, për kampionat dhe për pilotët bashkë me prodhuesit.
Deklarata e WMSC, është e ngjashme me atë të DTM (Deutsche Tourenwagen Masters). Kompanitë fusin makina të njëjta dhe i ndajnë në skuadra me nga 2 makina.
Kompanitë e jashtme apo “piratët”, do të futen në garë për një “Team Trophy”.
Burimi: Autosport
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.