Birra është një prej pijeve më të përhapura alkoolike në të gjithë botën.
Visual Capitalist ka mbledhur të dhëna nga raporti “Matja e Çmimeve në Botë” i Bankës Gjermane, për të treguar çmimet mesatare të një gote birrë në një bar në qytetet anembanë botës. Studimi jep një informacion të nevojshëm me të cilin mund të përballeni nëse jeni një turist.
Në përgjithësi, çmimet më të larta të birrës gjendet në qytetet me koston më të lartë të jetesës. Gjithsesi, Dubai është një nga vendet më të shtrenjtë për një birrë nga 48 vendet e tjera të listës. Por vetëm pjesërisht, sepse konsumi i alkolit lejohet vetëm për emigrantët dhe vendasit jo musliman të qytetit.
Lexoni: Fakte për birrën, që ndoshta si keni dëgjuar më parë
Këto janë vendet më të shtrenjta të listës:
10. Londër, Mbretëri e Bashkuar (7.20 dollarë)
9. Stokholm, Suedi (7.30 dollarë)
8. Paris, Francë (7.30 dollarë)
7. San Francisko, SHBA (7.70 dollarë)
6. New York, SHBA (7.70 dollarë)
5. Zyrih, Zvicër (7.70 dollarë)
4. Singapor, Singapor (8.30 dollarë)
3. Hong Kong, Kinë (8.90 dollarë)
2. Oslo, Norvegji (10.30 dollarë)
1. Dubai, SHBA (12 dollarë)
Këto janë vendet më të lira të listës:
11. New Delhi, India (3.40 dollarë)
10. Bangladesh, Indi (3.20 dollarë)
9. Rio de Janeiro, Brazil (3.20 dollarë)
8. Lisbon, Portugali (2.80 dollarë)
7. Tiranë, Shqipëri (2.77 dollarë)
6. Varshavë, Poloni (2.60 dollarë)
5. Cape Town, Afrika e Jugut (2.60 dollarë)
4. Meksiko, Meksikë (2.40 dollarë)
3. Johannesburg, Afrika e Veriut (2.20 dollarë)
2. Pragë, Çeki (1.60 dollarë)
1. Manila, Filipine (1.50 dollarë)
/Thrillist
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.