Samsung prezanton versionin Sunrise Gold për Galaxy S9 dhe S9+

Samsung prezanton versionin Sunrise Gold për Galaxy S9 dhe S9+


SEUL, Kore – 19 Qershor 2018 – Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi versionin e ri të ngjyrës Sunrise Gold për smartfonët Galaxy S9 dhe S9+. Lançuar në Shkurt të 2018, Samsung Galaxy S9 dhe S9+ janë gjithashtu në dispozicion në ngjyrat: Zezë e Mesnatës, Blu Koralor dhe e Purpurt Jargavani.

“Njerëzit duan të shprehin stilin dhe personalitetin e tyre përmes teknologjisë dhe ngjyrës dhe këta smartfonë janë një pjesë e madhe e këtij personalizimi,” tha Younghee Lee, CMO dhe Zëvendës Presidente Ekzekutive pranë Samsung Electronics. “Versionet e reja zgjerojnë ofrimin e ngjyrave të Galaxy S9 dhe S9+ me stile të gjalla që përqafojnë një ndjenjë moderne dhe klasike.”

Lexoni: Samsung Galaxy S9: Kjo është eksperiencia me të

Versioni Sunrise Gold për Galaxy S9 dhe S9+ është pajisja e parë e Samsung me një shkëlqim të hollë saten, i cili e mbështjell smarfonin me një shkëlqim të qetë dhe të ndezur. Ngjyra e re Sunrise Gold krijon një ndjenjë si të gjallërisë ashtu edhe të qetësisë. Ky përfundim i sofistikuar u zhvillua për t’u bërë thirrje të gjithë përdoruesve duke sjellë një kontakt stilistik të modës së lartë dhe dizajnit të brendshëm urban në një pajisje të lëvizshme për përdoruesit.

Samsung Galaxy S9 dhe S9+ ridizenjojnë mënyrën se si ne komunikojmë, ndajmë dhe përjetojmë botën.

Kamera e gjitha e re: Kamerat e Galaxy S9 dhe S9+ janë ndërtuar me një sensor Super Speed Dual Pixel me fuqi të dedikuar procesuese dhe memorie për të shkrepur fotografi të mahnitshme me cilësi të lartë dhe me karakteristika të aftësive Super Slow-mo, Kamera me dritë të ulët me lente aperture të dyfishtë, AR Emoji dhe integrimi Bixby.
Argëtim i pakufi: Smartfonët ofrojnë experiencë dëgjimi premium me altoparlantë stereo të akorduar nga AKG dhe mbështetje të Dolby Atmos, duke dhënë efektin e tingullit 360-gradë.

Galaxy Foundation: Karakteristikat që përdoruesit kanë dashur dhe presin janë standarde për Galaxy S9 dhe S9+ duke përfshirë: skanimin e irisit dhe gjurmëve të gishtave, aftësitë e njohjes së fytyrës të zgjeruara me teknologji të deep-learning dhe tani Skanim inteligjent; Rezistencë IP68 ndaj ujit dhe pluhurit; dhe aftësi të shpejta për karikim wireless.

Versioni Sunrise Gold do të jetë në dispozion të përdoruesve edhe në Shqipëri pranë partnerëve të autorizuar të Samsung si Albatrade, Neptun duke filluar nga muaji Qershor. Për më shumë informacion rreth versionit Sunrise Gold të Galaxy S9 and S9+, ju lutem vizitoni www.samsung.com/al.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0