Pjatat që nuk duhet të porosisni në restorant, sipas shefave të kuzhinës

Pjatat që nuk duhet të porosisni në restorant, sipas shefave të kuzhinës


Ndonjëherë kur shohin se si përgatitet sallami, ne duam të shmangim çdo nënprodukt të tij.

Në një pyetje të bërë së fundmi në AskReddit, një përdorues tha: “Cilën pjatë nuk e porosisni asnjëherë në restorant dhe pse?”

Përdoruesit, të cilët pohojnë se kanë punuar në restorante, u treguan menjëherë të gatshëm të përgjigjen.

Lexoni: Ja se si prodhohen karamelet Haribo

Këto janë 15 llojet e ushqimeve që njerëzit e brendshëm të restoranteve, thonë se nuk do t’i porosisnin kurrë.

  1. Unë gjithmonë shmang pjatat që nuk lidhen me eksperiencën e restorantit. Nëse jam në një restorant peshku, nuk kam si të porosis mish. Apo nëse jam në një zgarë, të porosisë makarona. Porosit diçka që ata e kanë specialitet.
  2. PeshkuShpatë. Kam parë një shef që e priste dhe e qëronte, dhe nuk ishte aspak bukur.
  3. Pula është e mërzitshme dhe e mbivlerësuar. Përpiqem të mos porosisë asgjë që përmban pulë, të cilën mund ta bëj dhe vet.
  4. Specialitetet e ditës zakonisht bëhen me përbërësit më të vjetër në kuzhinë.
  5. Unë nuk guxoj të ha sallatë. Kam parë shumë kamarier që kanë zhytur dorën në koshin e mbeturinave, dhe asnjëri nuk i ka larë duart mjaftueshëm që të shërbej një sallatë.
  6. Çdo specialitet i sushit duhet të shmanget.
  7. Krahët e pulës. Qindra krahë zhyten në fritezat e thella, dhe aroma e pamja e yndyrës është thjesht një mankth që nuk duhet provuar.
  8. Supa, vetëm nëse jeni në një vend ku kjo pjatë është prioritet. Ka shumë ndryshim midis një supe “të lodhur” dhe një supe me të gjitha vitaminat. Nuk është gjithmonë një ide e mirë të porosisësh supë, pasi shumë restorante e shohin thjesht si një pjatë anësore apo një ushqim të lirë.
  9. Pula. Shpesh kam parë që nuk gatuhen mjaftueshëm, thjesht sepse kërkon shumë kohë dhe kuzhinieri është një dembel.
  10. Supa e ditës. Është bërë me ato që kanë mbetur nga dje.
  11. Gjithmonë tregohem i kujdesshëm me gjoksin e pulës. Në restorant, i përgatisnim gjokset e pulës në enë të mëdha dhe i linim aty për më shumë se një javë, ndoshta dhe një javë e gjysmë nëse s’kishim shumë porosi.

/Money

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0