Autoriteti i Komunikimieve Elektronike e Postare (AKEP) ka publikuar disa të dhëna interesante për sa i përket përdorimit të internetit në Shqipëri në fillim të këtij viti.
Çdo shqiptar ka përdorur mesatarisht 2.66 gigabyte internet nga celulari në muaj në fillim të 2018, duke regjistruar rritje si në raport me tremujorin e fundit të vitit të kaluar ashtu edhe në raport me të njëjtën periudhë të 2017-ës.
Statistikat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se sasia e trafikut (Internet) në rrjetet celulare gjatë periudhës janar-mars ishte rreth 15 Milionë gigabyte.
Sipas AKEP, “një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 2.66 GB Internet në muaj duke shënuar 15.9% në krahasim me tremujorin e fundit 2017 dhe një rritje 46.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë 2017.
Kërkesat për një shërbim më cilësor e internet më të shpejtë janë shtuar nga klientët. Kanë shtuar interes edhe pajtimtarët me bandë të gjerë përmes rrjeteve fikse.
Numri i të abonuarve është rritur gati 7%, sipas AKEP, duke shkuar në 314 mijë. Ndaj një viti më parë rritja është mbi 18%.
Edhe komunikimi shtohet
Mbyllja e kompanisë së telefonisë së lëvizshme PLUS, duket se nuk u ndie nga konsumatorët, ndërsa tre kompanitë e tjera shtuan ndjeshëm volumin e punës. Jo vetëm se morën klientë të PLUS, por edhe për faktin se të gjithë klientët kanë shtuar komunikimet në rrjet.
Të dhënat tregojnë se një përdorues mesatar i telefonisë së lëvizshme ka shpenzuar në muaj 182 minuta në dalje, 38 SMS dhe 2.66 GB Internet. Ndaj një tremujori më parë, rritja është 21%.
Telefonia fikse ka shënuar një rritje shumë më modeste, me rreth 3.5%.
Disa të dhëna interesante nga raporti i AKEP për janar-mars 2018
2.66 gigabyte internet nga celulari në muaj/person
Gati 47% rritje ndaj një viti më parë
Gati 16% rritje ndaj muajve te fundit të 2017
18% rritet numri i të abonuarve në internet në një vit
7% rritet numri itë abonuarve krahasuar me muajt e fundit 2017
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.