Louboutin, historia e shollës së kuqe

Louboutin, historia e shollës së kuqe


Në moshën 13 vjeçare, shumë prej nesh e kalonim kohën e lirë duke ndjekur idhujt tanë, dhe mezi prisnim të rriteshim për të qenë të pavarur. Christian Louboutin, një nga dizajnerët më të mëdhenj në botë, ishe 10 hapa para nesh.

Në moshën 12 vjeçare, Louboutin ishte përjashtuar tre herë nga shkolla dhe ishte shpërngulur nga shtëpia e prindërve. Mamaja e tij ishte tepër tolerante i pëlqente t’i kënaqte fëmijët e saj, duke u dhënë kështu liri që në moshë të vogël.

Por si arriti ky djalosh rebel të bëhet një nga dizajnerët më me ndikim në botë? Gjithçka nisi me një udhëtim. Duke vizituar Muzeun e Artit Afrikan dhe Oqeanik në Paris, Louboutin u mahnit nga një shenjë, që nuk i lejonte gratë të vishnin taka për të mos gërvishtur dyshemenë. Imazhi i titulluar “këpuca e ndaluar” mbeti në kujtesën e tij për vite me rradhë, duke u bërë frymëzim për koleksionin e parë. “Unë doja të krijoja diçka që thyen rregullat dhe i bën femrat të ndihen të fuqizuara dhe me vetëbesim.”

Pas kësaj parizieni ngatërrestar nisi të skiconte dizajnet e tij. Shumë shpejt ai filloi të punonte në Folies Bergere, një kabare e famshme në Paris. Këtu, Louboutin mund të realizonte ëndrrën e tij për të krijuar këpucë për kërcimtaret. Pas një viti në Indi, Louboutin kthehet në Paris me një portofol plot dizajne për të krjiuar këpucë me taka. Në fillim të viteve 1980, dizajneri i këpucëve u njoh me Charles Jourdan i cili i mësoi atij sekretet e biznesit të këpucëve. Në moshën 19 vjeçare Louboutin hapi dyqanin e tij të parë në Paris.

Në vitin 1993, Louboutin ishte pjesë e tregut për gati dy vite, “Louboutin kishte menduar të realizonte këpucë të frymëzuara nga “Lulet” e Andy Warhol. Prototipi, një takë ngjyrë trëndafili e mbushur me lule karikaturë prej lëkure, kishte ardhur nga Italia. “Unë isha shumë i lumtur sepse këpuca ishte njësoj si vizatimi im,”thotë Louboutin, “por sërish kishte diçka që mungonte, dhe nuk e kuptoja çfarë.”

“Këpuca kishte një taban të zi, dhe në ato momente, falë Zotit, një vajzë po lyente thonjtë më një manikyr të kuq.” Louboutin e rrëmbeu manikyrin nga asistentja, dhe e përhapi në të gjithë shollën e prototipit. “Aty sytë e mi shkëlqyen,” thotë Louboutin, “Ishte pikërisht ajo që duhej!”

Falë aksidentit të manikyrit, sholla e kuqe Louboutin tani është e njohur në të gjithë botën dhe shet më shumë se 500,000 palë këpucë në vit. Sholla e kuqe me shkëlqim të gjallë, jo vetëm që i sjell dobi përdoruesit, duke u dhënë atyre një ndjenjë kënaqësie të fshehtë dhe besimi, por gjithashtu përfiton kompania nga perspektiva e biznesit.

Louboutin arriti të transformojë një pjesë të këpucës që më parë ishte injoruar, në diçka që është po estetikisht emocionuese dhe komercialisht e dobishme. Për të shënuar suksesin e aksidentit që krijoi shollën e kuqe, Louboutin krijoi një manikyr të quajtur Rouge Louboutin që ka ngjyrë të njëjtë si ajo e shollës së kuqe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0