Singapori lançon kartëmonedhën e parë të Bitcoin

Singapori lançon kartëmonedhën e parë të Bitcoin


Singapori u bë vendi i parë në botë i cili hedh në qarkullim një kartëmonedhë bitcoin.

Prodhuesi i kartëmonedhave dixhitale Tangem njoftoi lançimin e kartëmonedhës bitcoin.

Me zyra qendrore në kriptoluginën Zug në Zvicër dhe Hong Kong, Tangem gjithashtu është prezent në Singapor, Kinë dhe Rusi.

Kompania thotë se do të hedhë në qarkullim 10,000 kartëmonedha të tilla për partnerët dhe distributorët në mbarë botën.

Tangem shpjegon se kartëmonedhat inteligjente bitcoin janë po aq të mbrojtura dhe të sigurta sa një kartëmonedhë normale.

Kompania reklamon thjeshtësinë e përdorimit me një të prekur të kartëmonedhës me një telefon me NFC.

Transferimi i pronësisë së kartëmonedhave është një proces anonim dhe i menjëhershëm.

Konkurrenti Opendime prej kohësh ka ofruar një produkt fizik që i shërben një qëllimi të njëjti por i cili kishte formën e një USB-je.

Hardueri i Tangem është i bazuar në çipin S3D350A të Samsung. Sipas kompanisë ky është produkti i parë për tregun i cili përmbush standardet e sigurisë EMVCo dhe EAL6+.

Si çdo produkt tjetër në botën e kriptomonedhave, fitimi i besueshmërisë së përdoruesve janë auditet e sigurisë dhe publikimi i kodit burimor.

Aktualisht Tangem ka publikuar kodin e aplikacioneve iOS dhe Android në GitHub.

/Bitcoin.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0