Konkurs kombëtar "Ide të Gjelbërta 2018"

Konkurs kombëtar “Ide të Gjelbërta 2018”


Qëllimi i konkursit “Ide të Gjelbërta” është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit.
Kriteret që duhet të plotësojë ideja që konkuron:

  • Është një ide e gjelbërt që nuk ka filluar të zbatohet apo është në fazë embrionale.
  • Nëse subjekti nuk është një organizatë e shoqërisë civile, sipërmarrja duhet të kategorizohet në nivelin e biznesit të vogël.
  • Nëse subjekti është individ, ai duhet të parashikojë në planin e biznesit llojin e regjistrimit ligjor të projekt – idesë.
  • Ideja synon zhvillimin e qendrueshëm të mjedisit nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës dhe/ose rritjen e të ardhurave.
  • Ideja përputhet me aktivitetin bazë të subjektit që aplikon.
  • Projekt-ideja bazohet tërësisht në përdorimin e burimeve lokale.
  • Projekt-ideja bazohet në një plan të detajuar biznesi dhe është miqësore ndaj mjedisit.
  • Projekt-ideja mobilizon punën dhe ekspertizën e burimeve lokale si dhe vë në shfrytëzim aftësitë e tyre tradicionale.
  • Projekt-ideja ka një plan sesi mund të sigurojë rritjen e aktivitetit dhe qendrueshmërinë financiare.
  • Subjekti që aplikon duhet të tregojë se ka informacion apo ka bërë një vlerësim të tregut lokal që tregon se nevoja ekziston; njeh konkurrentët e tij dhe ideja paraqet avantazhe konkuruese.
  • Projekt-ideja do të mbështesë rivitalizimin e ekonomive lokale të traditës dhe lidhjen midis njerëzve dhe komunitetit.
  • Subjektet që aplikojnë kanë të drejtë të marrin fonde nga ky konkurim, jo më shumë se një herë në dy vjet.

Konkursi është i hapur për:

  1. Individë;
  2. Organizata jo-fitimprurëse;
  3. Biznesi i vogël në vend.

Kushtet e financimit:

Granti do të mbështesë projekt-ide të gjelbërta për një afat kohor jo më shumë se një vit dhe në shumë jo më të madhe se 800.000 lekë (të reja).

Inkurajohet bashkëfinancimi nga burime alternative.

Dokumentat që duhen dorëzuar:

  • Projekt-propozim i cili adreson dhe hartohet në përputhje me të gjitha kriteret e lartpërmendura;
  • Një plan biznesi i detajuar i projekt-idesë i shoqëruar me pasqyrën e fluksit të parave (cash flow);
  • Një dokument që vërteton statusin ligjor të subjektit që aplikon (vërtetim gjykate dhe NIPT);
  • Për aplikantët individë, në rast të shpalljes së idesë fituese, përpara nënshkrimit të kontratës duhet të gëzojnë statutin e organizatave jo-fitimprurëse ose biznesit të vogël në përputhje me kuadrin ligjor në vend.

Formati dhe gjuha:

Paraqitja e idesë duhet të bëhet në përputhje me kriteret e vendosura në thirrje, bashkangjitur një buxheti të detajuar të kostove. Buxheti duhet të jetë në formën e një plani biznesi ku të paraqiten kostot që kërkohet të mbulohen nga granti i Ideve të Gjelbërta dhe bashkëfinancimi nëse ka, për periudhën një vjeçare.

Projekt-idetë duhet të paraqiten në gjuhën  shqipe.

Informacion mbi afatet kohore dhe mënyrën e aplikimit:

Afati i fundit për  dorëzimin e aplikimeve është 4 Qershor 2018!

Aplikimet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën partners@partnersalbania.org.

Procesi i përzgjedhjes:

Përzgjedhja e ideve fituese do të realizohet nga një juri ekspertësh, profesionistë të fushës së ekonomisë, drejtësisë, mjedisit dhe biznesit.

Procesi i vlerësimit do të realizohet në dy faza:

  • Faza e parë do të jetë përzgjedhja nga ana e Partnerëve Shqipëri e ideve që plotësojnë kriteret bazë të aplikimit;
  • Faza e dytë do të jetë përzgjedhja nga ana e jurisë e tre ideve më të mira bazuar në listën e të përzgjedhurve nga faza e parë, si pjesë e një konkurimi të hapur publik.

Partnerët Shqipëri do të nxjerrë një njoftim të dytë për datën e organizimit të konkursit, për aplikantët e përzgjedhur.

Tre idetë fituese në nivel kombëtar do të bëhen automatikisht pjesë e konkurimit në nivel rajonal të organizuar nga Balkan Green Foundation, i cili do të organizohet në Maqedoni në korrik 2018, nëpërmjet të cilit ato mund të përfitojnë një tjetër mbështetje financiare.

Kalendari i aktiviteteve informuese:

Për t’u ardhur në ndihmë aplikantëve të interesuar, Partnerët Shqipëri do të zhvillojë sesione informimi on-line dhe on-site, lidhur me procedurat dhe procesin e aplikimit. Sesionet orientuese do të organizohen sipas kalendarit të mëposhtëm:

DATA ORA VENDI
10 Maj 2018 13:00 Hotel Pavarësia, Vlorë
11 Maj 2018 12:00 Sesion on-line
15 Maj 2018 10:00 Zyrat e Partnerëve Shqipëri, Tiranë

 

Për të marrë pjesë në sesionet informuese, shprehni interesin tuaj duke dërguar email në adresën partners@partnersalbania.org duke specifikuar datën e sesionit në të cilin doni të merrni pjesë.

Trainim mbi Hartimin e Planit të Biznesit dhe Marketingut:

Për t’u ardhur në ndihmë aplikantëve të interesuar në përgatitjen e idesë së tyre, Partnerët Shqipëri do të organizojë një trainim dy-ditor mbi Hartimin e Planit të Biznesi dhe Marketingun. Trainimi do të ofrohet nga ekspertë të Grand Thortonnë datat  22-23 Maj, në zyrat e Partnerëve Shqipëri.

Për të marrë pjesë në trainim, shprehni interesin tuaj duke dërguar email në adresën partners@partnersalbania.org brenda dt. 17 Maj.

Procesi i monitorimit:

Të gjithë fituesit në nivel kombëtar dhe rajonal do të hyjnë në një marrëdhënie kontraktuale si pjesë e këtij financimi, ku do të përcaktohen qartë detyrimet në nivel raportimi sipas indikatorëve të përcaktuar në projekt-ide dhe marrëveshjen e financimit. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0