Idetë që vetëm disa vite më parë mund të dukeshin naive apo joreale, tani janë pjesë e diskutimit publik rreth ushqimit dhe bujqësisë.
Si të përdorim më së miri teknologjitë dixhitale? Si të eliminohet humbja e ushqimit? Si të sigurohet që bujqësia të punojë së bashku me natyrën? Çfarë roli mund të luajnë produktet organike? Këto dhe tema të tjera kryesojnë axhendën e një konference tre-ditore të OKB-së që po zhvillohet në Rusi.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) mban Konferencën Rajonale për Europën çdo dy vjet – çdo herë e organizuar nga një vend anëtar i ndryshëm. Nga Shqipëria, në konferencë merr pjesë znj. Aurora Alimadhi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Z. Irfan Tarelli, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural.
“Duke gjykuar nga debati sot, do të thoja se axhenda e Konferencës Rajonale të këtij viti me të vërtetë vë theksin mbi temat më të rëndësishme”, tha Vladimir Rakhmanin, Ndihmësdrejtor i FAO dhe Përfaqësuesi Rajonal për Europën dhe Azinë Qendrore. “Në Voronezh këtë javë, ne po shqyrtojmë çështjet më aktuale, si lidhjet midis gjinisë, varfërisë dhe migrimit, rritjes së nivelit të obezitetit që bashkëjetojnë me forma të tjera të kequshqyerjes dhe shumë më tepër”.
Një tryezë e rrumbullakët ministrore këtë mëngjes iu kushtua bujqësisë dhe sistemeve ushqimore të qëndrueshme në një klimë të ndryshueshme.
Një diskutim mbi “e-bujqësinë” shqyrtoi aplikimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit në të gjithë sistemet ushqimore – nga prodhimi përmes integrimit të tregtimit të produkteve ushqimore dhe tregjeve. Ndërsa në lidhje me nxitjen e adoptimit të teknologjive dixhitale, FAO është gjithashtu e shqetësuar për sigurimin e qasjes së drejtë, në mënyrë që fermat në shkallë të vogël të mos mbeten pas.
Promovimi i cilësisë – përmes bujqësisë organike dhe treguesve gjeografike (GI) në sistemet ushqimore kombëtare – ishte fokusi i një sesioni të veçantë që tërhoqi vëmendje të konsiderueshme. Pjesëmarrësit diskutuan mbi mundësitë e paraqitura nga prodhimi organik në rajon dhe se si vendet mund të përfitonin nga ushqimet që janë pjesë e trashëgimisë së tyre kulturore.
“Ne jemi të kënaqur nga pjesëmarrja, nga debati energjetik dhe nga përgatitjet e kujdesshme nga ana e organizatorëve”, tha Rakhmanin, duke iu referuar përpjekjeve logjistike dhe mikpritjes nga ana e Ministrisë së Bujqësisë të Rusisë dhe qeverisë së Rajonit Voronezh. “Kjo është hera e parë që Rusia ka organizuar një konferencë rajonale të FAO-s dhe besoj se kjo do të jetë një gjë e paharrueshme”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.