Intervistë me Georg Kuttner, prezantues i StartUp Live #7

Intervistë me Georg Kuttner, prezantues i StartUp Live #7


Si ishin pritshmëritë tuaja në fillim dhe si janë ato tani në fund të eventit?

Pritshmëritë e mia ishin të larta, si gjithmonë, sepse është hera ime e 3 që unë prezantoj këtë event. Eventi i parë në vitin 2016 ishte shumë i mirë. Vitin që shkoi, në vitin 2017, akoma edhe më mire dhe këtë vit gjithashtu cilësia e ideve është përmirësuar. Gjithashtu, kishim më shumë projekte dhe ide se viti që shkoi, dhe atmosfera e krijuar këtu ishte e mirë.

Keni patur ndonjë preferencë të veçantë për projektet e prezantuara?

Më pëlqyen shumë ide. Veçanërisht ato në fushën sociale, që kanë misionin të krijojnë një shoqëri më të mirë. Në këndvështrimin e biznesit, më pëlqeu idea që mori çmimin nga Ivanaj Foundation, gjithashtu edhe fituesit e vendit të parë, sepse çka atë bëjnë është e mrekullueshme. Njoh disa startup-e që bëjnë të njëjtën gjë. E kam parë të njëjtën ide të implementohet me sukses edhe në vende të tjera, dhe mendoj se ajo do të funksionojë edhe këtu. Dhe të kesh në skuadrë disa djem të vegjël, është shumë bukur.

A ka diçka tjetër që do të duhej të ishte e pranishme këtu?

E gjithë kjo vjen jo nga startup-et por nga sistemi në përgjithësi. Disa nga bizneset këtu janë tepër normale për ne në Austri, prej nga unë vij. P.sh. “food delivery” nuk ka asgjë të veçantë në Austri ose Gjermani. Këtu ka shhumë vlerë, sepse nuk ka shumë të tillë. Nuk ka nga ana tjetër në masë “Uber” apo “AirBNB”. Kështu që shumë gjëra të konsoliduara në vende të tjera nuk janë këtu që për mua si konsumator nuk është diçka e mirë, por nga ana tjetër, për të rinjtë, kjo mund të jetë një mundësi e mirë sepse ata mund të bëjnë diçka që funksionon në vende të tjera, dhe ata mund t’a adaptojnë këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0