Agron Shehaj është një prej sipërmarrësve më të suksesshëm në Shqipëri. Ai është themelues i disa prej kompanive të suksesshme brenda dhe jashtë vendit kryesisht për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të marketingut online për tregjet europiane. Njëkohësisht ai është dhe një nga deputetët e Partisë Demokratike.
I ftuar në emisionin Opinion për temën “Sa është pasuria e politikanëve?”, z. Agron Shehaj renditet si një nga njerëzit më të pasur të parlamentit shqiptar.
Gjatë emisionit z. Shehaj u njoh me historinë e gjashtë motrave nga Kukësi të mbetura jetime. Ato jetonin në kushte të vështira dhe jeta e tyre kishte marrë tjetër rrjedhë pas ikjes së prindërve. ‘Opinion’ kërkoi ndihmën për të pajisur me shtëpi, dhe shkollim këto 6 vajza.
Ndërkohë, z. Shehaj i prekur nga kjo histori dha kontributin e tij duke kaluar të gjithë rrogën e tij si deputet në ndihmë të vajzave.
Lexoni: POST STARTUP GRIND, AGRON SHEHAJ: “Duhet të përqëndrohesh më shumë tek njerëzit dhe jo tek idea.”
“Jam i detyruar dhe e bëj me kënaqësi, që rrogën që marrë si deputet ta jap për këto vajza, për sa kohë të jem deputet i parlamentit,” tha ai.
“Jam i bindur që kjo nuk është zgjidhja sepse familje të tilla ka jashtëzakonisht shumë. Përveçse për ndihmë financiare këto vajza kanë nevojë dhe për një familje.”
Ai gjithashtu bëri dhe një thirrje ndaj publikut për të dhënë gjithsecili një kontribut sado të vogël.
https://www.youtube.com/watch?v=qjT7gwlft3M
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.