Kjo është masa e parë që u ndërmor nga bizneset sipas drejtuesve të Bashkimit të Prodhuesve në Shqipëri.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Arben Shkodra, thotë për BusinessMag, se prodhuesit po shqyrtojnë kontratën konçesionare, tarifat dhe efektet. “Nga vlerësimet e deritanishme, efektet janë negative në lidhje me konkurrueshmërinë në rajon”, thotë Shkodra. Për këtë arësye, sipas tij, do të ketë një propozim konkret për qeverinë shqiptare brenda javës, ku objektiv është zbutja e këtyre efekteve negative.
Lexoni: https://businessmag.al/kundershtohet-ne-mase-tarifa-e-rruges-durres-morine/
Ndërkohë, javës së ardhshme, prodhuesit e Shqipërisë dhe Kosovës pritet të dalin publikisht me një qëndrim të përbashkët.
Nga vlerësimet paraprake për rritjen e kostove, më të dëmtuara vlerësohet të jenë kompanitë e tregtimit të ujit, materialeve të ndërtimit dhe produkteve të bujqësisë. Tregu alternative që mund të “Kosovën” për prodhuesit shqiptarë është Italia, ndërsa prodhuesit Kosovarë, po marrin në konsiderat fqinjët e tjerë, kryesisht Maqedoninë.
Javës së kaluar, ministri i Infrastrukturës së Kosovës e kundërshtoi tarifën duke theksuar se do të frenojë tregtinë mes dy vendeve. Ndërkohë, Oda ekonomike e Kosovës ka paralajmëruar se do të apelojë në Gjykatën e Strasburgut.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.