Euro zbret në 128.5 lekë

Euro zbret në 128.5 lekë


Monedha europiane, vijon të zhvlerësohet ndjeshëm në tregun vendas. Këtë të premte euro zbriti në  128.5 lekë në shitje ndërsa blihet 129.5 lekë. Vetëm në një ditë, euro ra 0.7 pikë ndaj lekut. Ndërkohë rënia është më e dukshme, ndaj fillimit të javës, kur tregtohej në 130.4 lekë.

Përtej rritjes së lehtë në gjzymën e dytë të marsit, euro vijon të jetë në rënie të qëndrueshme ndaj monedhës lokale.  Sipas të dhënave të kursit të këmbimit, nga fillimi i këtij viti euro u zhvlerësua mbi 4% ndaj lekut.

Në rënie janë njëkohësisht edhe dollari amerikan. Këtë të premte, ai tregtohet me 105 lekë me një rënie javore gati një pikë përqindje.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0