Si të maksimizoni produktivitetin

Si të maksimizoni produktivitetin ?


Çfarë duhet të bëni për të qenë sa më produktiv gjatë ditës dhe të maksimizoni produktivitetin?

Sam Altman, president i akseleratorit “Y Combinator”, në një postim të fundit shkruan: “Nëse ju bëni 10% të punës apo projektit, ku 1% të saj e bëni më mirë çdo ditë, në krahasim me dikë tjetër, ndryshimi do të jetë shumë i madh.”

Më poshtë janë 8 këshillat që jep Altman për maksimizimin e produktivitetit me kalimin e kohës.

1.Pakësoni humbjet e kohës. “Nuk ka rëndësi sa shpejt lëvizni nëse është në drejtimin e gabuar”, thotë Altman. Është e rëndësishme të keni besim në idetë tuaja, ose do të humbni gjithçka dhe do të punoni për gjërat që në fakt nuk ju interesojnë.

2. Bëni pushime. Altman lë hapësirë në orarin e tij për të lexuar, për të kaluar kohën në natyrë dhe për t’u shoqëruar me njerëz interesantë. Ekspozimi ndaj ideve të reja e ndihmon atë të mendojë për prioritetet e punës.

3. Bëni atë që doni. Është e vështirë të jesh produktiv duke punuar në gjëra që nuk ju interesojnë ose nuk ju pëlqejnë. Nëse mundeni, delegoni detyrat për të shmangur humbjen e vrullit.

4. Merrni kohë për të mësuar. Kuptoni se mund të mësoni gjithçka që dëshironi dhe që mund të bëni më të mirën nga kryerja e një detyre shpejt, e cila do të rrisë produktivitetin tuaj. Pra mësoni më shumë dhe do t’i realizoni detyrat më shpejy. Duke patur kolegë pozitivë që të nxisin, do të frymëzojë që të punosh më shumë.

5. Vendosni qëllime dhe bëni lista. Altman bën listat e atyre gjërave që dëshiron të përmbushë çdo vit, çdo muaj dhe çdo ditë dhe rekomandon që të filloni dhe të përfundoni çdo ditë, me diçka ku mund të përparoni me të vërtetë. Nëse merrni kohë për të bërë një listë dhe për t’u dhënë përparësi qëllimeve tuaja, ju do të frymëzoheni dhe do të rrisni produktivitetin tuaj.

6. Thjesht thuaj Jo. Jini të pamëshirshëm për të thënë jo për detyrat që janë me prioritet të ulët, pasi ato vetëm do t’ju ngadalësojnë. Shumica e takimeve mund të bëhen nga 15 deri në 20 minuta; takimet më të gjata të shpenzojnë shumë kohë.

7. Puno me zgjuarsi. Pasi të keni vendosur prioritetet tuaja, punoni mbi to.

8. Optimizoni mënyrën e jetesës. Përcaktoni rutinën më të mirë të gjumit. Sigurohuni që të ushtroheni mjaftueshëm dhe që të keni një dietë të shëndetshme. Nëse nuk jeni të shëndetshëm, ju nuk do të jeni në gjendje të bëni më të mirën tuaj. Krijoni hapësirën tuaj të punës që i përshtatet stilit të punës dhe eliminoni gjërat që ju heqin vëmendjen në mënyrë që të përqëndroheni në gjërat që duhen bërë.

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0