Matrix Konstruksion shpall planin për "Qytetin Paralel" në zonën e Laprakës

Matrix Konstruksion shpall planin për “Qytetin Paralel” në zonën e Laprakës


Kompania Matrix Konstruksion ka shpallur planin për të ndërtuar kompleksin me 49 kulla banimi në zonën e Laprakës përballë Doganës së Tiranës. Projekti në emërtimin Tirana Festival City, raportohet si një projekt në ndërtim nga kompania Matrix.

Sipas të dhënave, projekti përbëhet nga 49 Kulla Rezidenciale dhe është vendosur në një zonë tregtare përballë Rrugës së Durrësit, 2 km nga Qendra e Tiranës dhe 12 km nga Aeroporti “Nënë Tereza”.

Rezidencat e reja janë projektuar si një qendër shumëfunksionale. Projekti me 49 objekte rezidenciale do të ketë në mes një qendër të madhe tregtare, hotel, shkollë të mesme, kulla për zyra, kinema, park dhe fusha sportive, hipermarket, fitnes, bare dhe restorante, garazhe dhe zona parkimi.

Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe 220 mijë metër katrorë, ku hapësira që do të zihet nga ndërtimet është 673 mijë metër katrorë.

Kompania Matrix sh.p.k. që do të zhvillojë këtë projekt raportoi xhiro vjetore prej 79 milionë lekësh në vitin 2016 dhe fitim vjetor 10 milionë lekë sipas të dhënave nga bilanci i dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në vitin 2015, xhiroja e kompanisë ishte 127 milionë lekë dhe fitimi i raportuar 11 milionë lekë.

Ekspertët e tregut i vlerësojnë projekte të tilla si Tirana Festival City të përshtatshme për sektorin e banesave, për shkak se kanë një organizim të mirë të jetës komunitare në raport me projektet e banesave të realizuara deri më tani. Të tilla projekte janë shndërruar në trend së fundmi.

Në anën tjetër të Tiranës, në zonën e “Ali Demi” kompania “Kontakt” është duke zhvilluar një projekt të ngjashëm me mbi 33 kulla i cilësuar si “Mangalem 21”. Projekti ka nisur të zhvillohet. Kompania “Kontakt” njofton se çmimet e apartamenteve në “Mangalem 21” do të jenë 700 euro metër katror dhe ato të dyqaneve 1150 euro për metër katror.

/Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0