7 rregullat që duhet të zbatoni në një takim pune

7 rregullat që duhet të zbatoni në një takim pune


Përshtypjet e para janë të rëndësishme. Megjithatë kjo nuk është e vetmja gjë që krijon një reputacion të mirë në vendin e punës. Ka disa rregulla që duhet të ndiqen.

Zbatojini ato drejtë, dhe ju do të krijoni marrëdhënie shumë më të lehtë me shokët, klientët dhe eprorët. Bëjini ato gabim, dhe ju do jeni gjithmonë lojëtari rezervë.

  1. Ngrihuni në këmbë

Kur përshëndesni njerëzit, ngrihuni në këmbë. Është një mënyrë e mirë për të treguar respekt. Kjo do të thotë që ju i konsideroni ata të rëndësishëm mjaftueshëm për të ndyrshuar pozicionin tuaj fizik. Gjithashtu ju ndihmon të krijoni kontaktin sy më sy.

  1. Shihini njerëzit në sy

Kontakti në sy tregon vëmendje dhe angazhim. Gjithashtu tregon se ju jeni të interesuar për personin tjetër. Duke parë këpucët, orën apo telefonin tuaj ju tregoni të kundërtën dhe nuk krijoni besueshmëri. Përdorni një gjuhë trupi pozitive.

  1. Buzëqeshni

Edhe nëse keni “hallet e botës mbi supe”, provoni të dukeni të lumtur. Një mimikë negative e vendos dhe personin tjetër në një pozicion jo shumë të favorshëm, ndërsa një buzëqeshje është gjithmonë e mirëpritur.

  1. Merrni iniciativën me një shtrëngim duarsh

Afrohuni personit që po përshëndesni dhe zgjatini dorën. Ju do të krijoni imazhin e një njeriu me vetëbesim.

  1. Prezantohuni

Majde akoma më mirë, thoni kush jeni dhe më çfarë merreni. “Përshëndetje, unë jam Neada. Unë jam një menaxhere projektesh pranë kompanisë X. Si mund t’ju ndihmojë?” Kjo vërtet që do t’ju ndihmojë.

  1. Vëzhgoni hierarkinë

Nëse duhet të bëni prezantimet, mos harroni etikën e biznesit. Fillojeni nga njerëzit në pozicione më të larta tek ato më të ulëta.

Prezantimit shtojini dhe pak përmbajtje. “Enea të prezantoj me Fatjonin. Fatjoni është dizajneri jonë i ri. Fatjon, Enea është menaxheri i marketingut.”

  1. Mësoni saktë emrat

Sigurohuni që të mbani mend emrin e çdo personi me të cilin prezantoheni, dhe përdoreni atë siç duhet. Është më mirë t’i kërkoni personit të përsëris emrin e tij sesa të vazhdoni ta përdorni atë gabim.

Kërkoni leje përpara se ta përdorni emrin e dikujt. Disa njerëz nuk e pëlqejnë informalitetin, dhe kjo formë është më etike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0