Në Bordin e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) janë bashkuar tre anëtarë të rinj. Përmes një njoftimi për shtyp shoqata bën të ditur se anëtarët e rinj u përkasin tre kompanive kryesore të huaja në vend përkatësisht, STATKRAFT, SHELL dhe ANTEA Cement, ndërkohe që pozicionin e Kryetarit të ri të shoqatës do ta mbajë Tom Kristian Larsen , Drejtuesi Ekzekutiv i Statkraft në Shqipëri.
“FIAA është institucioni më i respektuar që përfaqëson komunitetin e biznesit në Shqipëri, mban një pozicionim të lartë në komunitetin e biznesit, institucionet qeveritare dhe misionet e huaja dhe vijon në përmbushjen e misionit të saj në përmirësimin e klimës së biznesit në vend” thekson LARSEN.
Sipas LARSEN, Statkraft është lider në etikën e biznesit, politikat kundër korrupsionit dhe vlerat e integritetit me përvojë dhe praktikë në zbatimin e tyre. “Jam i nderuar për zgjedhjen si President i FIAA-s për mandatin e ardhshëm, dhe do të punoj në përhapjen e mesazhit të integritetit dhe sjelljes së duhur të biznesit në FIAA, midis anëtarëve të saj dhe komunitetit të biznesit në tërë. Shqipëria ka një potencial të madh për të tërhequr investime të huaja, por ajo duhet të luftojë korrupsionin dhe të forcojë reputacionin dhe cilësinë e institucioneve të saj për ta bërë atë të mundur. Pres me padurim që të përfaqësoj FIAA-n në këtë udhëtim”, theksoi Tom Kristian Larsen.
Larsen është një profesionist me eksperiencë ndërkombëtare në Europë dhe Azi, në sektorë të rëndësishëm si telekomunikacion dhe të energjisë së rinovueshme në kompani globale si Telenor, Statoil dhe Statkraft.
Në Shqipëri, Shoqata e Investitorëve të Huaj operon prej gati 20 vitesh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.