Revista e njohur amerikane Jezebel, në një artikull të përvitshëm përzgjedh “50 Atlantasit më të bukur”. Pjesë e kësaj liste u bë dhe sipërmarrësi shqiptar Armir Harris, i cili ka emigruar nga Shqipëria që në moshë të vogël.
Revista Jezebel është një botim i që flet për jetën luksoze dhe përkrah stilin e sofistikuar të zonës së madhe të Atlantës.
Personazhet e përzgjedhur nga Jezebel, vijnë nga fusha të ndryshme. Ata nuk kthejnë vetëm koka në jetën sociale, por gjithashtu po transformojnë qytetin e Atlantës përmes një përzierje të përpjekjeve krijuese, biznesit dhe filantropisë.
Lexoni: Historia e emigrantit shqiptar që zotëron një nga sipërmarrjet më të suksesshme në Amerikë
Ja çfarë shkruhet për Armirin:
ARMIR HARRIS
CEO i Shofur; kryetar i Gogo Jets; dhe kryetar i charterup.com
Mosha: 31
Origjina: Vlorë, Shqipëri
Jeton në: Buckhead
Me vetëm 800 dollarë në xhep, Harris, një refugjat shqiptar, arriti të ndërtonte startup-in e tij të suksesshëm të transportit të bazuar në ATL, Shofur dhe tani kompania po e zgjeron industrinë e udhëtimit me autobus me më shumë se 2500 autobusë që shërbejnë në më shumë se 100 qytete në mbarë vendin. (Fakt interesant: Shofur renditet në vendin e 21-të në listën e kompanive private me rritje më të shpejtë në Amerikë!). Kur ai udhëton, bukuroshin e Mesdheut do ta shihni në ujë, ose duke bërë surfing, ose zhytje; por kur ai është në shtëpi në Atlanta, shpesh ju do ta gjeni atë duke pirë një gotë verë në Kyma, Umi dhe Barcelona Wine Bar.
Lexoni: Armir Harris: “Duhet të kesh disiplinë, të punosh shumë, të kesh vullnet dhe ambicie çdo ditë.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
