Kundërshtohet në masë tarifa e rrugës Durrës-Morinë

Kundërshtohet në masë tarifa e rrugës Durrës-Morinë


Ka rreth dy vite, që kur diskutohej dhënia me koncesion e rrugës së kombit që diskutohet po ashtu edhe tarifa prej 5 euro (për një autoveturë 4+1). Pas miratimit të koncesionit për mirëmbajtjen, pritej tarifimi ndërsa vlera e diskutuar publikisht ishte 5 euro.

Por, bërja fakt se fundi nga kompania konçesionare ka ngjallur diskutime të mëdha mes grupimesh të ndryshme dhe ekspertëve në fushën e ekonomisë.

Kamionët (të cilët kanë tarifën më të lartë 12 euro) kanë qarkulluar këto ditë në rrugë me tabela ku kundërshtojnë dhe ironizojnë qeverinë  shqiptare për këtë taksë.

Këtë fundjavë, një grupim nga qyteti i Kukësit, pa ndikim politik, bëjnë thirrje për një protestë afër tunelit, përmes të cilës kërkojnë të mos aplikohet kjo taksë.

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj e ka kundërshtuar taksën gjithashtu, krahas operatorëve të tjerë ekonomikë në Kosovë, duke theksuar se kjo taksë do të frenojë tregtinë mes dy vendeve pasi është e papërballueshme për operatorët ekonomikë apo turistët.

Kujtojmë se me gjithë rritjen ndër vite, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve vijojnë të mbeten të ulëta, mesatraisht 5% e shkëmbimeve tregtare.

Kundërshtimet e palëve ndaj aplikimit të kësaj takse shkojnë deri në apelimin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. Oda Ekonomike e Kosovës e ka njoftuar këtë së fundi.

Kundërshtitë kryesore lidhen me mungesën e një rrugë dytësore funksionale, si alternativë për udhëtarët, dhe tarifa disa herë më e lartë se vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0