Future Gigs -Kampionati i parë për fëmijë në fushën e Teknologjisë

Future Gigs – Kampionati i parë për fëmijë në fushën e Teknologjisë


Future Gigs – Yjet e Teknologjisë – Kampionati Parë për Fëmijë në fushën e Teknologjisë, që do të implementohet tërësisht nga një grup simpatik profesionistësh të rinj, mësues të talentuar dhe studentë të arsimit profesional.

Fëmijë të moshës 10-14 vjeç të cilët zotërojnë disa njohuri programimi, do të garojnë në sfida të ndryshme, ku aftësitë krijuese, analitike dhe kritike dhe të punës në grup,në një mjedis dinamik dhe entuziast do t’i shndërrojnë të gjithë pjesëmarrësit në yjet e asaj pasdite Maji.

Mos e lini këtë mundësi t’ju kalojë pa ardhur për t’i parë Yjet e Teknologjisë, në Kampionatin e Parë të Fëmijëve në Shqipëri! Fëmijët mezi i presin fansat e tyre. Ata ju presin t’i mbështesni me brohoritjet tuaja dhe entuziazmin.

Bëhuni pjesë e kësaj ngjarje të rrallë dhe suksesit të këtyre Yjeve të Teknologjisë!

Kliko këtu për t’u regjistruar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0