CITY College: Një mundësi studimi dhe zhvillimi profesional për ty

CITY College: Një mundësi studimi dhe zhvillimi profesional për ty


Një mundësi e mirë studimi për të rinjtë shqiptarë është Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Sheffield, programi i të cilit zhvillohet në CITY College në Selanik të Greqisë.

Me 8 shkurt në Hotel Tirana ora 17:00 universiteti prezanton për të interesuarit programet bachelor dhe master që ofrohen në Selanik.

Drejtori i Rekrutimit, Gregory Dikaios, do t’u përgjigjet nxënësve të interesuar për​ studimet dhe bursat.

Studentët e CITY College marrin një diplomë nga Universiteti Sheffield, një nga 100 universitetet më të mira në botë, i akredituar dhe njohur nga organe zyrtare ndërkombëtare.

Me këtë diplomë, studentët gëzojnë mundësi punësimi në Europë dhe në të gjithë Botën sipas drejtuesve të Universitetit.

Edukimi që ofrohet nga ne dhe përvoja studentore është e cilësisë më të lartë dhe Programi që ofrohet është i akredituar nga organe të shumta prestigjoze dhe profesionale ndërkombëtare për arsimin e lartë (UK NARIC, BAC, AMBA, AACSB International, CMI, BCS, BPS),” theksojnë drejtuesit e rekrutimit.

Shërbimet mbështetëse për studentët parashikojnë vizën studentore, leje qëndrimi, strehim dhe për më tepër i ndihmojmë ata në jetën e tyre akademike dhe sociale.

Kampusi është i vendosur, në dy ndërtesa, në qendër të Selanikut, çka ofron lehtësi të shumta për studentët.

Universiteti ofron një mjedis ndërkombëtar studimi me studentë të tjerë dhe staf akademik nga e gjithë Bota.

CITY College ofron 30% bursa për të gjitha studimet universitare.

I pasur me histori, Selaniku është një qytet i sigurtë dhe miqësor ku studiojnë më shumë se 80.000 studentë universitarë.

Për më shumë klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0