Mesa duket lajmet e mira nuk kanë të mbaruar kur flitet për sipërmarësen e suksesshme shqiptare, Mirela Sula.
Mirela Sula, themeluesja e platformës së “Global Woman” për fuqizimin e rolit dhe impaktit të grave në botë për herë të parë do të flasë në një event me Baroness Michelle Mones, një nga majatet skoceze të biznesit dhe sipërmarrjes.
Tema e diskutimit do të jetë “Fuqizimi i grave sipërmarrëse”. Ky event i përmasave të tilla do të zhvillohet në Londër më datën 9 shkurt.
Për herë të parë pas Baroness Mones, Mirela Sula është gruaja e dytë në botë që do të mbajë fjalën e saj në “Success resources”, një fushë e dominuar gjithmonë nga burrat.
“Success Resources’’ është kompania e vetme në botë që ka të drejtat e Tonny Robins dhe të gjithë folësit publikë, e kanë ëndërr të jenë të ftuar nderi dhe të flasin në eventet e saj. Kjo është një arritje jo vetëm personale e Mirelës, por edhe kombëtare, pasi është e para shqiptare që do flas në një event të këtyre përmasave.
Forca e motivimit është ajo për të cilën do të flasin në skenë Mirela së bashku me Mones. Psikologjia me motivimin janë gjithmonë të lidhura në fushën e vetëzhvillimit dhe Mirela ka ditur si të sintetizojë brenda karakterit të saj profesional të gjitha eksperiencat e saj si psikologe, shkrimtare, gazetare dhe si njohëse e mirë e botës së gruas, brendisë së saj dhe nevojës për tu identifikuar në një botë moderne që ndryshon çdo ditë dhe kërkon përshtatje.
/Diell-online
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto