Honor 9 Lite prezantohet në Europë, me quad-camera dhe FullView screen

Honor 9 Lite prezantohet në Europë, me quad-camera dhe FullView screen


Menjëherë pas prezantimit të Honor 7X, sub-brand i Huawei, Honor, vjen me një produkt të ri tepër premtues për segmentin e mesëm. Është pikërisht Honor 9 Lite. Pas një eventi në Londër pak ditë më parë, 9 Lite, është tashmë në shitje për £199 në Britani dhe për €229 në Gjermani, Itali, Francë, Spanjë, direkt nga website i Honor.

Si modeli i parë Lite i një produkti flagship të Honor për Europën Perëndimore, të gjithë jemi kurioz se çka duhet të presim nga ky produkt. Kështu, le të flasim pak më specifikisht për të.

Ky smartphone është i pajisur me një ekran FullView, me një raport 18:9. Ky ekran ka një madhësi prej 5.65 inch dhe rezolucion 2160 x 1080 (428 ppi) dhe është i rrethuar nga korniza shumë të holla. E gjithë kjo, rezulton në eleminimin e sensorit finger-print nga përpara. Kështu, Honor 9 Lite, e ka të vendosur këtë sensor në pjesën e pasme, ashtu si Honor 8 dhe Honor 7X.

9 Lite, gjithashtu është i pajisur me 2 kamera. Kamera përpara është e pajisur me një lente prej 2MP. Kurse kamera e pasme, 12MP. Të dyja këto, të afta që të bëjnë foto të thella “blurry”, apo me close-up-focus.

Ky model është i pajisur me proçesor nga Huawei octa-core Kirin 659 chipset (4 x 2.36GHz + 4 x 1.7GHz). Modelet për Britaninë, vijnë me 3GB RAM, bateri 3,000 mAh, dhe 32GB hapësirë të brendshme. Kjo e fundit, mund të shtohet nëpërmjet kartave MicroSD deri në 256GB.

Ndonëse e pajisur me Micro USB në vend të Type C, kompania nuk ka harruar që ky model të vijë me sistemin operativ më të fundit. Honor 9 Lite, vjen me EMUI 8.0, i bazuar në Android 8.0 Oreo. Gjithashtu, Honor ka zgjedhur të jetë pak “old-school” përsa i përket kufjeve. Ndërkohë që shumë po shkojnë drejt rrugës së wireless, gjendet një portë 3.5mm Jack në të.

Ndonëse jo për t’u habitur, ky model nuk mund të cilësohet i keq. Të marrësh gjithë këtë performancë për një çmim kaq të ulët, nuk është edhe aq keq. Vite më parë, të duhej të shpenzoje më shumë se 600 euro për diçka të ngjashme. Ndërsa sot? Jo më shumë se shpenzimet për ushqime të një muaji.

Burimi: Android Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0