Në fund të shkurtit ''zbarkojnë'' sipërmarrësit italianë

Në fund të shkurtit ”zbarkojnë” sipërmarrësit italianë


 

Në datat 18,19 dhe 20 shkurt 2018 do të organizohet në Shqipëri një Mision Sistemi i Sipërmarrjeve italiane, promovuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kooperacionit me qëllimin për të thelluar mundësitë e tregtisë dhe të investimeve për sipërmarrjet italiane në Shqipëri.Misioni do të ketë karakter shumë-sektorial dhe do të përqëndrohet te sektorët e mëposhtëm:

(i) Infrastruktura (turizëm, spitale, burgje dhe shkolla, hekurudha, rrugë, porte dhe aeroporte, punime hidraulike dhe makineri ndërtimi);

(ii) Energjia & Green Tech (teknologji dhe komponente elektronike dhe mekanike për prodhimin, transmetim dhe shpërndarje e energjisë (Oil & Gas dhe burime të rinovueshme), hidrocentrale dhe impiante fotovoltaike, biomasa, teknologji për kursimin e energjisë, menaxhimi i mbetjeve, pastrimi dhe trajtimi i ujit dhe ajrit).

(iii) Agro-industria dhe përpunimi i ushqimit (makineri bujqësore dhe mbarështimi, teknologji për akuakulturën dhe peshkimin, teknologji dhe mjete teknike për përpunimin e produkteve të freskëta, për paketimin dhe materialet e amballazhimit, sisteme teknike për aplikimet agro-industriale, nën-furnizim për mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerive, mbushje e shisheve, përpunim, ruajtje dhe paketim i produkteve të konservuara.

Delegacioni do të mbërrijë në Tiranë më 18 shkurt. Me 19 shkurt, do të mbahet pranë Tirana International Hotel Forumi i Biznesit Itali-Shqipëri. Forumi, i hapur për mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, do t’u kushtohet marrëdhënieve dypalëshe politiko-ekonomike dhe mundësive për bashkëpunim dhe investime që ofron tregu shqiptar.

Do të vijojë një seminar mbi programet dhe mekanizmat e financimit, tryeza të rrumbullakëta mbi sektorët ku përqëndrohet misioni dhe një seancë e pasdites me takime B2B me kompanitë shqiptare, me qëllimin për të vendosur kontakte dhe për të eksploruar fushat e mundshme të bashkëpunimit. 

Dita e fundit, 20 shkurt, do t’u kushtohet vizitave në kompanitë dhe objektet e tjera infrastrukturore të pranishme në territorin shqiptar. Misioni, i organizuar nga Agjencia për Tregtinë me Jashtë ICE në bashkëpunim me Konfindustrian, ABI, Aleancën e Kooperativave, Konferencën e Rajoneve dhe Krahinave Autonome, Rrjetin e Sipërmarrjave Itali dhe Unioncamere, do të udhëhiqet nga zv. Ministri për Zhvillimin Ekonomik Ivan Scalfarotto. Gjithashtu do të marrin pjesë, Presidenti i Agjencisë ICE Michele Scannavini si dhe përfaqësues të nivelit të lartë të “Dhomës së Regjisë” për ndërkombëtarizimin, ndër të cilët Presidenti e Konfindustrisë Vincenzo Boccia, Zv. Presidente i ABI-t Guido Rosa dhe Administratët e SACE dhe SIMEST, Alessandro Decio dhe Alessandra Ricci, të cilët do të shoqërojnë rreth 250 sipërmarrjet pjesëmarrëse.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0