Renault-Nissan-Mitsubishi do të shpenzojnë deri në 1 miliardë dollarë në startup-e

Renault-Nissan-Mitsubishi do të shpenzojnë deri në 1 miliardë dollarë në startup-e


CEO i aleancës Renault-Nissan-Mitsubishi dëshiron t’i dalë kundër një opinioni rreth sipërmarrësve. Atë të të pranuarit fonde me mbështetje nga kompanitë e mëdha.

Grupi Franko-Japonez i makinave planifikon të nisë një fond të ri. Kjo, në formën e një korporate, e cila do të investojë deri në 1 miliardë dollarë përgjatë 5 viteve që vijnë në startup-e në fushën e transportit.

Fondi pritet të investojë 200 milionë dollarë në startup-e të tilla si: elektrifikimi i makinave, autonomia, ndërlidhjet, dhe inteligjenca artificiale. E gjithë kjo, bazohet në strategjinë 5 vjeçare Alliance 2022 të publikuar disa javë më parë, me objektiv përmirësimin e sinergjisë midis kompanive të grupit. Rezultatet synohet të jenë: ndarja e kostos dhe rritja e shitjeve.

Ne duam të krijojmë një platformë për startup-et që “flasin” me të treja kompanitë.” – u shpreh Carlos Ghosn në Consumer Electronics Show në Las Vegas.

Plani është që të krijohet një grup, ku kompanitë e mëdha të punojnë lehtësisht me startup-et e vogla.

Ne e kuptojmë se CVC-të kanë një reputacion të keq mes sipërmarrësve. Kjo sepse ata i marrin vendimet shumë ngadalë.” – u shpreh Francois Dossa, aktualisht presidente e Nissan Brazil, e cila do të jetë drejtuese e fondit.

Për këtë, grupi do të ndajë entitetet legale dhe do të ketë proceset e veta që do të merren me startup-et. Fondi do të ketë zyra në shumë qytete kryesore të planetit si Silicon Valley, Paris, Tel Aviv, Tokyo etj.

Renault dhe Nissan do të investojnë nga 40% të fondit. Pjesa tjetër prej 20%, do të financohet nga Mitsubishi.

Aleanca planifikon të prezantojë 12 makina 100% elektrike në 6 vitet që vijnë. Gjithashtu, disa prej tyre autonome, dhe do të zhvillojë shërbime transporti të reja.

Renault-Nissan-Mitsubishi pret të ardhura të kombinuara prej 240 miliardë dollarë dhe 14 milionë njësi të shitura vjetore deri në fund të 2022. Kjo aleancë, arriti të shesë 10 milionë njësi në vitin 2017.

Burimi: CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0