Guvernatori flet për deeuroizimin: Nuk i kemi shpallur luftë

Guvernatori flet për deeuroizimin: Nuk i kemi shpallur luftë


Pas reagimit të sipërmarrjeve eksoportuese dhe disa ekspertëve, Banka e Shqipërisë është sqaruar me tej politikën e saj të deeurozimit. Me një takim me mediat, guvernatori i Bankës Gent Sekjo, ka theksuar se, ‘procesi i de-euroizimit nuk është luftë ndaj euros, por stimulim për përdorimin e monedhës kombëtare për të rritur fleksibilitetin e politikës monetare.”

Masat konkrete sipas Sekjos lidhen me shtimin e transparencës, për t’iu bërë të ditur individëve dhe bizneseve se cili është rreziku, që kanë ndaj procesit, kur të ardhurat dhe depozitat i kanë në euro.

Një masë e dytë lidhet me rezervat e detyrueshme. Sipas Guvernatorit, ‘’ka ndryshuar raporti i rezervës së detyrueshme, duke favorizuar lekun. Më konkretisht, përcaktohet rritja e normës së rezervës së detyrueshme për detyrimet në valutë në nivelin 12.5% (ishte 10%) dhe ulja e saj për detyrimet në lekë në nivelin 7.5% (ishte 10%). Për bankat ku detyrimet në valutë zënë më shumë se 50% të detyrimeve totale, vetëm për vlerën e ndryshimit pozitiv, norma e rezervës së detyrueshme në valutë rritet në 20%.’’

Në afatgjatë, synohet të orientohet likuiditeti drejt monedhës kombëtare. Ky orientim nuk pritet të krijojë probleme në balancën e sistemit bankar. Sipas Sekjos, është e qartë që ekonomia ka marrëdhënie biznesi import-eksport dhe shumë shkëmbime bëhen në euro. ‘’Ne do t’u rekomandonim atyre ata që janë në këtë proces të vazhdojnë kështu. Synimi ynë është orientimi i sistemit financiar.

Duke iu përgjigjur pytjes së gazetarëve, Guvernatori pranoi se euroizimi është i lartë, pasi prej kohësh përdoret në disa transaksione të tilla si pasuritë apo makinat, por nënvizoi se, “Për momentin nuk kemi bërë të detyrueshëm kryerjen e pagesave në lekë për këto. Do ta analizojmë dhe nëse do ta shohim që niveli i euroizimit në ekonomi do të ketë ekspozim më të madh në euro, do të marrim masa.”

Sipas Sekjos, “grupi i masave vjen në kuadër të një reforme në sistemin financiar siç ishte ajo e politikës monetare stimuluese dhe uljes së kredive të këqija. Duke qenë se kemi gjendje stabël ekonomike dhe masat e tjera kanë rezultuar të suksesshme, mendojmë se është koha për të stimuluar monedhën vendase. Pikërisht për synimin e integrimit në BE, ne duhet të forcojmë monedhën vendase dhe ekonominë. Ekspozimi ndaj kursit të këmbimit dhe ecuria e tij do ta cënonte situatën makroekonomike ndaj na duhet të marrim masa parandaluese.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0