5 lider frymëzues që duhet të ndiqni në LinkedIn

5 lider frymëzues që duhet të ndiqni në LinkedIn


LinkedIn është bërë një hub social për sipërmarrësit dhe profesionistët në hapësirën dixhitale.

Me 467 milionë përdorues (që nga viti 2017), platforma është një ekosistem i lulëzuar i mbushur me sipërmarrës frymëzues, pronarë biznesi të cilët ia vlejnë të ndiqen – si për frymëzim, por edhe për të fituar njohuri profesionale në pothuajse çdo temë që mund të imagjinohet.

Brenda pak sekondash, mund të lidheni me udhëheqës dhe ndikues që po bëjnë gjëra frymëzuese ndërkohë që ne flasim.

Ja cilët janë 5 prej tyre që duhet t’i ndiqni në LinkedIn:

1. Bill Gates

A post shared by Bill Gates (@thisisbillgates) on

Është mjaft interesant fakti, se ai i ka dhuruar kaq shumë nga pasuria e tij duke e nxjerrë veten nga gara për personin më të pasur në botë. Ai po përdor fuqinë e pabesueshme dhe burimet që pasuria e tij i ka dhënë për të bërë një ndryshim.

Nga këshillat për karrierë deri tek informacionet intensive lidhur me aktivitetet e tij filantropike, Gates është padyshim dikush me të cilin duhet të vazhdoni.

2. Gretchen Rubin 

Gretchen Rubin është autore e disa librave, si “The Happiness Project”, dhe flet për tema që variojnë nga lumturia deri te zakonet. Ajo në fakt poston shumë pak në LinkedIn, shpesh duke botuar disa artikuj të rinj çdo javë.

Nëse jeni duke kërkuar përmbajtje interesante mbwshtetur nw shkencw për tema të tilla si mirëqenia, produktiviteti dhe lumturia, Rubini është padyshim dikush që duhet ndjekur.

3. Gary Vaynerchuk

A post shared by Gary Vay-Ner-Chuk (@garyvee) on

Gary Vaynerchuk është një nga njerëzit e mi të preferuar. Ai është i egër dhe kokëfortë, por gjithashtu interesohet shumë për të rinjtë që këkrojnë të arrijnë diçka në jetën e tyre, duke ofruar këshilla të pafundme për t’i ndihmuar.
Nëse po kërkoni të bëni diçka të ndodhë me jetën tuaj dhe nuk doni të humbisni një minutë duke ndenjur kot, duke e lënë kohën të ikë, Gary V. është zëri që ju nevojitet të dëgjoni në kokën tuaj.

4. Daniel Goleman

Daniel Goleman është një tjetër lider fantastik, pjesërisht për shkak se ai kombinon historinë e tij të meditimit dhe praktikës shpirtërore me një sfond të fortë shkencor.

Si një psikolog dhe autor i disa librave duke përfshirë inteligjencën emocionale novatore, Goleman ofron këshilla për gjëra si meditimi dhe praktika të ndërgjegjes për zhvillimin e EQ tuaj. Ndiqeni atë për të zhvilluar karakterin tuaj dhe për tu rritur në njohuri.

5. Jill Schlesinger

Fokusi i Jill Schlesinger është si të fitoni para dhe tema të lidhura me karrierën më të thjeshta dhe më të lehta për t’u kuptuar. Duke pasur parasysh gjendjen e tregut të punës dhe ndryshimet që po ndodhin në industrinë e biznesit, kjo është një arsye e mirë për ta ndjekur atë.

Postimet e saj janë të fuqishme dhe të tëra në lidhje me ofrimin e këshillave vepruese, dhe ajo zotëron njohuri për financimin, karrierën dhe biznesin.

/GoalCast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0