Kosova pranohet zyrtarisht në Eurovizionin e Bizneseve Startup - Business Magazine Albania

Kosova pranohet zyrtarisht në Eurovizionin e Bizneseve Startup


Ndonëse Kosova ende nuk mund të jetë pjesë e festivalit europian të muzikës, tashmë zyrtarisht, nëpërmjet Innovation Centre Kosovo (ICK) është pjesë e Startup Europe Awards, garë e Komisionit Europian, e njohur ndryshe edhe si “Eurovizioni i Bizneseve Startup”.

Gara e cila i bën bashkë të gjitha shtetet e kontinentit të Europës, nga viti 2018 do të ketë një shtet më shumë – Kosovën.

“Startup Europe Awards” është nismë e Komisionit Europian & Fondacionit Finnova, me mbështetje të Presidentit të Parlamentit Europian, Presidentit të Komitetit të Rajoneve dhe anëtarëve të Parlamentit Europian.

‘Startup Europe Awards’ (SEUA) është garë e bizneseve startup dhe inovative në nivel lokal, rajonal, shtetëror dhe europian që ka për qëllim nxitjen e inovacionit, zgjidhjeve të reja dhe bashkëpunimin ndërmjet aktorëve kryesorë brenda ekosistemit europian të sipërmarrjes.

Përveç kësaj SEUA synon rrjetëzimin e bizneseve, promovimin e tyre dhe identifikimin e nevojave urgjente për financim. SEUA mbledh rreth vetes organizatorët, inkubatorët & akseleratorët e biznesit, universitetet, fondacionet, investitorët engjëj, për një të ardhme më të mirë për bizneset startup dhe zhvillimit ekonomik të Europës në përgjithësi.

Gara prestigjioze, që nga viti 2018 në Kosovë organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK), do të jetë e ndarë në kategori të ndryshme si: Industri Kreative, Energji, Fintech, Green, e-Health, Internet of Things, Smart Cities, Siguri Kibernetike, EdTech, AgriTech, Modë dhe ndryshime klimatike. Fituesi i garës shtetërore, do të përfaqësojë vendin tonë në nivel të kontinentit.

Detajet rreth organizimit të edicionit 2018 në Kosovë, do të bëhen publike nga ana e organizatorit, gjatë muajve në vazhdim.

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0