Marriott në vend të Sheraton?!

Marriott në vend të Sheraton?!


Mbyllja e aktivitetit të hotel Sheraton në Shqipëri, po shoqërohet me shumë pikëpyetje mbi arsyet e largimit, pikërisht në një periudhë kur qeveria pritet të aplikojë lehtësitë më të mëdha fiskale në këtë sektor.

Por, burime informale thonë se grupi i rrjetit të hoteleve ‘Marriott‘, i cili bleu rrjetin ‘Sheraton‘ pak vite më parë, po shpreh interes të dukshëm për të investuar në rajon, përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën. Marriott, ka tashmë një hotel të tij në Shkup të Maqedonisë.

Një investim i mundshëm, po nga i njëjti grup hotelier në Shqipëri, me gjithë përshtatjen me nivelin e kërkesës së brendshme, siguron një standard ndërkombëtar shërbimi, sipas operatorëve në këtë fushë.

Largimi i Sheraton Tirana u konfirmua për mediat shqiptare në fund të vitit të kaluar, nga grupi  Marriott International, duke theksuar se prej 31 dhjetorit 2017 nuk menaxhon Sheraton Tiranën. Kompania nuk ka shpjeguar arsyet e mbylljes, duke theksuar se, “për çdo pyetje tjetër duhet t’i drejtoheni pronarëve, MAK- Albania’’. Kjo e fundit prej vitesh raporton humbje të mëdha financiare, çka duket se kanë sjellë pasiguri të mëdha edhe për hotel Sheraton.

Lexoni: https://businessmag.al/mak-albania-prej-vitesh-ne-shitje-iken-hotel-sheraton/

Marriott Internacional është një kompani multinacionale, e cila menaxhon dhe ofron në formë franchise një portofol të gjerë hotelesh. E themeluar nga Willard Marriott, kompania amerikane drejtohet tashmë nga djali i tij Bill Marriott. Ajo ka më shumë se 6000 hotele në 122 vende me mbi 1.2 milionë dhoma në total.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0