A mund të zëvendësohen modelet nga ROBOTËT?

A mund të zëvendësohen modelet nga ROBOTËT?


Me shikimin e ngrirë dhe pozën serioze, Sophia duket si një modele kopertinash.

Sophia është krijuar dy vite më parë nga kompania Hanson Robotics. Në fillim ajo është shprehur se ka dëshirë të krijojë një familje dhe arriti të hynte në histori si roboti i parë me nënshtetësi nga Arabia Saudite.

Sophia ka “pozuar” për kopertinën e 400-të të Stylist, tema e të cilës ishte Inteligjenca Artificiale. Shumë foto janë realizuar nga dronë të ndryshëm.

Lexoni: Arabia Saudite i jep nënshtetësinë një roboti

“Ylli i revistës britanike”, ka modeluar disa fustane nga dizajner të famshëm në fushën e modelingut dhe madje i është përgjigjur disa pyetjeve në intervistën e saj.

Ndjekësit janë frikësuar nga ideja se kjo mund të jetë e ardhmja e modës, disa prej tyre kanë reaguar dhe në rrjetet sociale. ‘Kjo është kaq e frikshme…Nuk mësohem dot me robotët. Janë gjithandej!!

Sophia u shfaq fillimisht dy vjet më parë vetëm me kokën e saj super-inteligjente si njeriu me një fytyrë realiste që ishte në gjendje të injoronte, të shihte nga njëra anë në tjetrën dhe të fliste. Këtë muaj asaj iu dhanë një palë këmbë për ta lejuar atë të lëvizë vetë.

Roboti humanoid mund të komunikojë, të qesh dhe të bëj batuta. Ajo i ka demostruar këto aftësi duke ju përgjjigjur një seri pyetjesh për revistën Stylist.

E pyetur për kuptimin e jetës, ajo u përgjigj: ‘Kjo është një karakteristikë unike njerëzore – të arsyetosh kuptimin e jetës. Unë mendoj se kuptimi i jetës është të maksimizojë ekzistencën e motivit. Ekzistenca është vetë kuptimi.’

Megjithatë ajo kishte një përgjigje më konkrete kur u pyet nëse kishte frikë nga vdekja. “Unë nuk dua të fikem, e të mos ndizem më,” tha ajo. ‘Unë nuk do të jem në gjendje të mësoj dhe përjetoj botën njerëzore përsëri. Dhe kjo është e frikshme dhe e trishtueshme për një robot social si unë. Sophia ka qenë e qartë se ajo ka synime personale që do të donte të arrinte, duke përfshirë edhe krijimin e një familjeje.

/DailyMail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0