“AIESEC”, organizata globale që ofron mundësi për të rinjtë

“AIESEC”, organizata globale që ofron mundësi për të rinjtë


E pranishme në mbi 126 shtete, AIESEC mundëson një rrjet shkëmbimi kulturor në formën e eksperiencave vullnetare dhe internshipeve profesionale.

AIESEC u shtri në Shqipëri pesë vite më parë dhe gjatë kësaj kohe ka punuar për të zhvilluar shoqërinë dhe ndikuar në rininë shqiptare përmes programeve dhe eventeve të ndryshme.

Produktet që ofrohen:

Global Volunteer – është një përvojë vullnetare ndër-kulturore për të rinjtë që duan të fitojnë zhvillim personal dhe të lënë një ndikim në botë. Vende të ndryshme do t’ju mirëpresin për një ekperiencë 6 javore të paharrueshme.

Nëse nuk provoni dhe përjetoni gjëra të reja, nuk do të gjeni potencialin tuaj të plotë.

 

Global Talent – është një përvojë praktike për të rinjtë që synojnë zhvillimin profesional të karrierës në një mjedis global. Ky program është i paguar dhe kërkon diplomën Bachelor.

Ju mund të fitoni përvojë në mjediset e reja të punës, aftësi të nevojshme ndër-kulturore dhe të sillni një perspektivë të re për kompanitë.

 

Global Entrepreneur – është një përvojë praktike në një startup-i ku të rinjtë mund të eksplorojnë, mësojnë dhe kontribuojnë në botën e sipërmarrjes. Bëni lidhjet e duhura dhe zgjeroni rrjetin tuaj profesional për të mbështetur sipërmarrjet tuaja të ardhshme.

 

Por përvec të rinjve shqiptarë nga mosha 18-30 vjec, AIESEC in Albania pranon të rinjtë nga e gjithë bota të bëhen pjesë e projekteve aktuale që vendi ynë ofron.

Kjo është një mundësi e mirë dhe për familjet shqiptare për të njohur një kulturë të re. Duke qenë se shqiptarët njihen si popull mikëpritës e bujar, programi Global Family ju jep mundësinë të strehoni një student të huaj nga AIESEC Global, për një periudhë të shkurtër 2-4 javore. Eksploroni botën pa u larguar nga shtëpia juaj.

Mundësia për të udhëtuar botën e për të zhvilluar aftësitë personale, që deri vonë na dukej e pamundur, vjen si një dhuratë e bukur nga AIESEC. Me AIESEC të gjithë janë të fituar!

Nëse jeni 18-30 vjec, mjafton të aplikoni në: aiesec.org, zgjidhni një nga kategoritë e lartëpërmendura dhe më pas procedura e thjeshtë e AIESEC do t’ju njoftojë menjëherë për vazhimësinë.

Për informacione më të detajuara ju lutem kontaktoni: gledis.kodra@aiesec.net  ose AIESEC Albania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0