Ndoshta është koha për t’u bërë një punonjës më i pëlqyeshëm. Këtu janë pesë mënyra për të rritur koeficientin tuaj miqësor në zyrë:
1.Buzëqesh më shumë dhe përshëndeti kolegët kur i sheh ata.
Ndoshta e keni dëgjuar shprehjen se e qeshura është ngjitëse. Është një sfidë e bukur për ta vënë këtë në praktikë në zyrë.
Mos harroni, kjo nuk ka të bëjë me krijimin e një personi fallco me lumturi të përhershme me një buzëqeshje të ngirë në fytyrë. Këta janë zakonisht ata persona që kërkojnë vëmendje me çdo kusht dhe që qeshin me zërin më lartë në zyrë. Dallon shumë lehtë. Por ajo që ne ju sugjerojmë ka të bëjë me lidhjen e vërtetë me njerëzit në punë gjë që i bën ata (dhe ju) të ndiheni mirë.
2.Gjej kohë për të njohur kolegët.
Keni punuar me të njëjtën persona për më shumë se 3 vite, por çfarë di në të vërtet për ta? Pjesën më të madhe të kohës ne e kalojmë në punë (përveç gjumit), prandaj duhet të njohim kolegët me të cilët “bashkëjetojmë”.
Çdo javë mundohuni të pini një kafe apo të drekoni me kolegë të ndryshëm. Zbuloni më shumë për jetën e tyre, çfarë bëjnë për t’u relaksuar në fundjavë, apo diskutoni me ta tema të tjera argëtuese.
3. Kërkoni mendimin e të tjerëve.
Feedback-u është gjithmonë i rëndësishëm, prandaj duhet të merrni mendimin e të gjithëve. Ndoshta jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Flisni më pak dhe dëgjoni më shumë, në mënyrë që të bashkëpunoni në projekte dhe sfida të suksesshme.
4. Bëhuni më i dobishëm në zyrë.
Mos pyet se çfarë mund të bëjnë kolegët e tu për ty, por çfarë mund të bësh ti për kolegët e tu. Pjata të palara në lavaman? Bëjini të lumtur duke i larë ato për ta. Printeri nuk ka më fletë? Vendosni disa të reja duke ju buzëqeshur të gjithëve.
5. Bëni më shumë komplimente.
Kur ishte hera e fundit që dikush ju bëri një kompliment apo e vlerësoi punën tuaj të vështirë? Ishte një ndjesi e mirë apo jo? Kjo për shkak se fjalët mund të kenë një ndikim tepër të thellë (pozitivisht dhe negativisht) tek njerëzit. Filloni të vëzhgoni se çfarë ndodh në zyrën tuaj dhe pastaj çdo ditë, zgjidhni një moment për të vlerësuar punën e përkushtuar të një prej kolegëve. Kjo gjë do t’i bëj të gjithë të ndihen mirë.
/Forbes
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.