Elizabeth Blackburn
“Po vizitoja një auditor, një mik më pyeti se ç’po bëja, dhe u thashë: “Do bëhem shkencëtare!” Pse një vajzë e këndshme si ti dëshiron të merret me shkencën? Në një farë mënyre i jam mirënjohëse këtij shokut, sepse më bëri të kuptoja se ishte pikërisht kjo gjëja që dëshiroja të bëja. Elizabeth fitoi çmimin Nobel në shkencën e farmaceutikës. / Elizabeth Blackburn (E para grua presidente e Institutit Salk)/TIME
Ursula Burns
Ka disa gjëra në jetë që nuk mund t’i ndryshosh: dhe një nga ato, janë flokët e mi. Isha e vetmja grua dhe grua me ngjyrë në profesionin tim. Kur punoja në Manhattan, m’u desh të lëvizja nga një apartament më i vogël në një apartament më të madh. Mamaja ime u mundua shumë që ta bënte gjithçka të funksiononte mirë për ne. U bëra inxhiniere pa e kërkuar. Shumë njerëz të afërt mbetën të habitur; dhe më shpjeguan : “Uau, sa mirë që e realizove të përfundosh shkollën për inxhinieri!” Ju siguroj se nëse guxoni, do arrini ta evidentoni veten për mirë.
Fillova të fitoja shumë para, aq sa mamaja ime nuk i kishte ëndërruar ndonjëherë… dhe sërish… nuk e gjykoj suksesin tim bazuar mbi këtë fakt. Nuk hoqa dorë, dhe prandaj historia ime u bë gjithnjë e më e suksesshme. Ursula Burns (E para grua që drejtoi 500 kompani biznesi)/TIME
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
