Çfarë duhet të studioni në universitet nëse doni të bëheni një miliader

Çfarë duhet të studioni në universitet nëse doni të bëheni një miliader


Nëse doni të bëheni një miliarder (edhe milioner nuk do të ishte keq) ju duhet te studioni një degë me potencial si inxhineria apo të punoni si një agjent shitjesh.

Dhe këtë nuk e themi ne, por një kërkim i bërë nga Agjencia Britanike e rekrutimeve Aaron Wallis Sales Recruitment, e cila studioi listën e Forbes me 100 njerëzit më të pasur të planetit dhe se si u bënë ata të tillë.

Raporti zbuloi se 75 prej 100 njerëzve më të pasur kanë një diplomë dhe 22 nga këta 75 kanë studiuar inxhineri.

53 prej tyre kishin punuar në një biznes jo familjar, 19%janë marrë me shitjet dhe 17%  e kanë filluar duke shitur aksione në platforma online.

Ndërkohë, 17% e 100 miliarderëve të botës e kanë filluar karrierrën duke krijuar biznesin e tyre.

Këto janë pesë diplomat më spikatura nga miliarderët e listës:

  1. Inxhinieri — 22
  2. Biznes — 16
  3. Financë dhe Ekonomiks — 11
  4. Juridik — 6
  5. Shkenca kompjuterike — 4

Dhe këto janë pesë punët e tyre të para më zakonshme:

  1. Agjent shitjesh — 10
  2. Shitës aksionesh — 9
  3. Zhvillues softueri — 5
  4. Inxhinier— 5
  5. Analist — 4

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0