Kafeneja, në fakt, një gërshetim i çokollatave dhe espresso bar, që sapo është hapur dhe ndodhet në mënyrë strategjike shumë afër Shtëpisë së Bardhë në kryeqytetin amerikan, por mbi të gjitha në një zonë të shquar për qendra akademike, institute studimesh, qendrash të veprimtarisë diplomatike, muzeume etj.
Gjergji shpreh se “Cafe Chocolat” është një koncept eksperiencial që sjell për qytetarët në Washington disa nga çokollatat e kafetë më ekskluzive.
“Kemi shpenzuar një kohë të konsiderueshme në gjetjen e produkteve që cilësohen nga ekspertët si çokollatat më të mira në botë. Ajo që e bën konceptin edhe më interesant është se po mundohemi të ndryshojmë perceptimin se çokollatat amerikane kanë cilësi të dobët, siç dëgjon shpesh herë të thuhet “Amerikanët nuk e dinë ç’është çokollata!” Ky është një përgjithësim i gabuar. Ka artizanë në qyteza të vogla si Catskill (NY) apo Orem (Utah), të cilët kanë arritur të krijojnë produkte të një cilësie tepër të lartë,” thotë Gjergji.
Gjergji zgjodhi pikërisht zonën pranë Shtëpisë së Bardhë, aty ka një përqëndrim të lartë institucionesh ndërkombëtar dhe një koncept i tillë thith klientë që kërkojnë eksperiencë dhe që kanë udhëtuar në vende të ndryshme e kanë një farë familjariteti me zonat ku prodhohet kakao apo kafeja.
Ai pret që adhuruesit e kafes dhe çokollatave të kërkojnë një “blend” Etiopian nga zona e Yirgacheffe, pasi kjo kafe ka një kombinim shijesh autentike me nota limoni, vanilje e pjeshkë. Ndërsa për çokollatat, Hispaniola nga artizanet amerikane Fruition, me qënder në Upsate NY, e prodhuar ekskluzivisht me fara kakao nga Republika Domenikane. Kjo çokollatë spikatet për shijet acidike të ngjashme me ato të manaferrës e frutave të pyllit. Ajo çokollatë, e cila ngjall më tepër interes për t’u provuar është një prurje nga artizanet italiane të kompanisë Domori, e cila është bërë me qumësht gomarice.
Cafe Chocolat është tashmë i hapur dhe gjendet në adresën 1423 H Street NW, Washington, DC 20005.
Nëse ju bie rruga në Washington shqiptari Gjergj Dollani ju mirëpret me kënaqësi.
/ Shkruar nga Ruben Avxhiu për Illyriapress
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.