Duket si e mirëqenë, konfirmimi vjen nga disa kërkime shkencore: që nga muzika tek letërsia, nga meditimi tek ushtrimet fizike, janë disa prej mënyrave të kalimit të kohës, që kanë meritën e zhvillimit të mëtejshëm të trurit tonë.
Ja arsyet përse…
LEXIMI
Nuk ka rëndësi se çfarë lexoni, e rëndësishme është të mos e humbni këtë zakon të shëndetshëm. Leximi i librave dhe gazetave është një prej armëve më të mira për të mbajtur aktiv trurin, si dhe për të forcuar aftësitë e intelektit.
Në fakt kur lexoni, përveçse reduktoni shumë stresin e përditshëm, ju zhvilloni dhe imagjinatën dhe mësoni të kuptoni në mënyrë komplekse dhe të strukturuar, një seri gjërash, të cilat mund të kthehen e të jenë të dobishme në punë, apo në marrëdhëniet me të tjerët. Rezultati?
Duke lexuar përmirësohen tri llojet e inteligjencës: fluide (zgjidhja e problemeve), e kristalizuar (aftësia për të përdorur dijet dhe përvojat e pranishme tashmë në kujtesë) dhe sociale (aftësia për të krijuar lidhje dhe për të qenë të pajtueshëm shoqërisht).
INSTRUMENTET MUZIKORE
Studime të ndryshme kanë konfirmuar se t’i biesh një instrumenti muzikor, stimulon trurin dhe i lejon atij të prodhojë lidhje të reja mes neuroneve.
Praktikimi i këtij aktiviteti forcon veçanërisht zonën e ngurtë, ose më saktë pjesën e fibrave që lidhin dy hemisferat.
Kur i bie një instrumenti, ushtrohen kujtesa, kreativitieti, aftësitë motorike dhe analitike: pra muzika është një kurë e vërtetë për inteligjencën tonë.
USHTRIMI I MENDJES
Kur formon një gjëegjëzë apo kur vret mendjen për të zgjidhur fjalëkryqin, nuk je duke humbur kohë, përkundrazi. Ushtrimi i trurit me këto lloje lojërash është i barabartë me pjesëmarrjen në seanca intensive gjimnastike.
Efekti kryesor pozitiv i kësaj gjimnastike të trurit është zhvillimi i neuroplasticitetit.
Niveleve më të larta të neuroplasticitetit i korrespondon një aftësi më e mirë për të kuptuar, si dhe një mundësi më e vogël për tu ndeshur me depresion dhe ankth.
MËSIMI I NJË GJUHE TË RE
Të folurit e dy apo më shumë gjuhëve, i lejon trurit që të qëndrojë elastik, duke zhvilluar aftësi të zgjidhjes së problemeve dhe arsyetimit krijues.
Por mbi të gjitha, mësimi i një gjuhe të ndryshme nga gjuha mëmë, vonon procesin e rënies së neuroneve: me fjalë të tjera, truri qëndron “i ri” për një kohë më të gjatë dhe mëson ta shohë botën nga pikëpamje të pazakonta.
USHTRIMET FIZIKE
Dihet tashmë: të merresh me sport, ka efekte pozitive mbi mendjen dhe trupin, por vetëm nëse ushtrimet bëhen në mënyrë të qëndrueshme dhe jo vetëm aty këtu.
Në fakt është vërtetuar se përsëritja e ushtrimeve rrit sasinë e neurotrofinës të pranishme në tru, më saktësisht në hipokampus.
Kjo substancë është një proteinë thelbësore për jetën e disa neuroneve të sistemit nervor qendror dhe periferik, e cila ka meritën e përcaktimit të rritjes dhe diferencimit të neuroneve dhe sinapseve të reja.
Nga ky efekt përfiton mbi të gjitha kujtesa jetëgjatë dhe aftësia e të kuptuarit dhe elaborimit të dijeve.
MEDITIMI
Nga një studim i kryer nga profesori amerikan i psikologjisë dhe psikiatrisë, Richard Davidson, mbi aktivitetin e trurit të Dalai Lama dhe disa murgj budistë, u zbulua se meditimi zhvillon disa funksione potencialë të trurit, që përndryshe do të mbeteshin të papërdorur.
Në mënyrë të veçantë, përqëndrimi që arrihet duke medituar, lejon kontrollin e disa gjendjeve shpirtërore si dhe zgjedhjen se cilën prej tyre ta përdorësh në një moment të caktuar, duke i dhënë atyre që praktikojnë këtë disiplinë, një vetëkontroll më të fortë mbi mendimet dhe emocionet e tyre.
ZHVILLIMI I KUJTESËS KUMULATIVE
Jeni mësuar të bëni gjërat në momentin e fundit, në shkollë apo në punë? Studimi apo kryerja e detyrave të caktuara në mënyrë konstante përditë, lejon që ato që mësohen të ruhen në kujtesë, për t’u rishfaqur pastaj atëherë kur keni nevojë. Në të kundërtën, një studim i nxituar nuk do të ketë asnjë efekt mbi inteligjencën. Nëse nuk jeni më studentë, për të ushtruar kujtesën tuaj kumulative filloni të mbani shënim në një bllok vëzhgimet tuaja të përditshme, shënoni ato që keni bërë, apo që duhet të bëni, apo futjuni studimit të një gjuhe të re.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.