Roboti i sigurisë jep dorëheqjen duke u mbytur në shatërvan

Roboti i sigurisë jep dorëheqjen duke u mbytur në shatërvan


Kur e punësuan, drejtuesit dhe administratorët e qendrës tregtare deklaruan se ai do të ishte një rojtar më i mirë se ata prej “kocke e mishi”, pikërisht sepse nuk do të mërzitej në vendin e punës së tij.

Por roboti Knightscope K5, i vendosur në një qendër të famshme tregtare në Washington nuk e përballoi dot orarin e tejzgjatur të punës dhe vendosi të “vetëvritet” dhe e bëri këtë duke u mbytur në një shatërvan pranë vendit të tij të rojes.

“Kolegët” e tij njerëzorë thanë se u habitën nga ajo që panë dhe pas mbërritjes së ekspertizës “teknologjiko-mjekësore” u dol në përfundimin se roboti ishte vetëvrarë nga mërzia.

Knightscope 5 “punonte” prej pak muajsh në qendrën tregtare dhe përmes sistemit të kamerave të sigurisë dhe sensorëve lëshonte alarmin sa herë që vërente anomali në qendrën tregtare. Përveç se ishte në gjendje të kapte edhe anomalitë më të vogla, roboti ishte me leverdi nga ana ekonomike për qendrën tregtare, pasi konsumonte vetëm 7 dollarë në orë.

Pak muaj para se të vetëvritej, mbi robotin ishte ulur një klient dhe në një rast tjetër, një klient e kishte goditur me shkelma dhe të gjitha këto, duket se ishin të tepërta për të.

/TheVerge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0