E4SC, Thirrje për Mentorë

E4SC, Thirrje për Mentorë


Sipërmarrësit për Ndryshim Social po rekruton mentorë për edicionin e ri të programit.

Ekspertët për mbështetjen, rritjen dhe shkallëzimin e sipërmarrësve socialë nga rajoni Euro-Mesdhetar inkurajohen të aplikojnë.

Sipërmarrësit për Ndryshim Social (E4SC) është një program i fokusuar në zbulimin dhe rritjen e talenteve në nivel njerëzor dhe sipërmarrës, me kapacitet për tu lidhur me pjesëmarrësit duke i mbështetur ata përgjatë viteve, i cili vlerësohet po aq sa ekspertiza profesionale.

Mentorët janë të ftuar të marrinë pjesë për një ose dy ditë gjatë trajnimit në Torino, Itali, nga 26 Tetori deri në 5 Nëntor 2017.

Aktualisht pesë pozicione janë të hapura, secila me një fokus të veçantë:

  1. Mentor në Ndërmarrjet Shoqërore Jugore
  2. Mentor në Ndërmarrjet Shoqërore të BE-së
  3. Mentor në financimin e biznesit social
  4. Mentor për investimet e biznesit social
  5. Mentor në ekonominë e Gjelbër dhe zhvillimin e agrobiznesit

Për të aplikuar, ju lutem regjistrohuni në faqen e internetit të UNIDO-s:  http://www.unido.org/employment/apply.html

Më pas paraqisni kërkesën tuaj duke specifikuar pozicionin që ju intereson, CV-në tuaj dhe një letër motivimi në hr@e4sc.org

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni koordinatorin e sipërmarrësve për ndryshime sociale, Francesco Candelari: francesco@e4sc.org

/E4SC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0