Rreth 12.000 tatimpagues përfitojnë nga fshirja e detyrimeve për periudhën 2010 e më parë - Business Magazine Albania

Rreth 12.000 tatimpagues përfitojnë nga fshirja e detyrimeve për periudhën 2010 e më parë


Në zbatim të ligjit “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit” dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave në zbatim të tij, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se pasi përmbylli me sukses proçesin e fshirjes së detyrimeve për mosdeklarim në afat, implementoi fazën e parë: Fshirja automatike e detyrimeve të papaguar të interesave për pagesë të vonuar si edhe çdo penaliteti për të cilin nuk ka principal të papaguar, për periudhat mujore deri më 1012 (Dhjetor 2010, përfshirë) dhe periudhat vjetore deri më 10-A (përfshirë).

Në njoftimin për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se gjatë ditës së djeshme nga fshirja automatike e këtyre detyrimeve, për periudhat e përcaktuara sipas nenit 5 të ligjit 33/2017, janë ekzekutuar 50.430 raste ku kanë përfituar në total 11.577 tatimpagues.

Nga fshirja automatike kanë përfituar të gjithë kategoritë e tatimpaguesve që kanë patur detyrime të tilla, pavarësisht nga statusi i tyre aktual. Llojet e detyrimeve që janë fshirë nga sistemi elektronik për pagesë të vonuar janë:

• Interesa për pagesë të vonuar

• Gjoba për pagesë të vonuar

• Dënime administrative

Të gjithë tatimpaguesit që kanë përfituar do të gjejnë në llogarinë e tyre elektronike njoftimin përkatës. Procesi i fshirjes automatike do të vijojë hap pas hapi me çdo zë që parashikon legjislacioni, bëjnë të ditur tatimet.

Tatimpaguesit duhet të konsultohen me legjislacionin lidhur me detyrimet që përjashtohen nga falja.

Informacioni i plotë i ligjit dhe udhëzimit të Ministrisë së Financave gjendet i publikuar në faqen zyrtare të tatimeve www.tatime.gov.al në rubrikën “Legjislacioni”.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0