Shqiptarët shpenzojnë pak për shëndetin, por jetojnë më gjatë

Shqiptarët shpenzojnë pak për shëndetin, por jetojnë më gjatë


Sipas të dhënave nga OECD, Amerika ka shpenzimet më të larta për frymë në shëndetësi (9,982 dollarë), por renditen të 27-t për sa i përket jetëgjatësisë (78 vite e 9 muaj).

Nga të dhënat e përllogaritura, në Shqipëri shpenzimet për frymë në shëndetësi janë 614 dollarë (më të ulëtat në rajon), ndërsa jetëgjatësia është 78 vjet. Megjithëse, shpenzimet për frymë janë 16 herë më të larta në Amerikë, një amerikan pret që të jetojë vetëm 9 muaj më shumë se një shqiptar.

Edhe krahasuar me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, shqiptarët janë më jetëgjatë, ndërkohë që janë të fundit në rajon për shpenzimet. Serbët, të cilët sipas të dhënave të OBSH-së për të njëjtin vit shpenzojnë dyfishin e shqiptarëve, jetojnë afërsisht dy vite e gjysmë më pak.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shpenzimet për shëndetësinë zënë 17.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në Amerikë dhe vetëm 2.9% të PBB-së në Shqipëri.

Më jetëgjatët në botë

Japonia është populli me jetëgjatë në botë sipas të dhënave nga OECD, ku një japonez pret që të jetojë 83 vite e 10 muaj.

Më pas renditen zviceranët dhe spanjollët me 83 vite, italianët me 82 vite e shtatë muaj, islandezët me 82 vite e gjysmë.

Megjithëse presin të jetojnë më gjatë se popujt e tjerë, japonezët renditen të 15-tët për sa i përket shpenzimeve për frymë në shëndetësi (4,519$). Zviceranët renditen të dytët pas amerikanëve për shpenzimet më të larta për frymë (7,919$).

Krahasuar me vendet anëtare të OECD-së, e cila promovon politika për të përmirësuar mirëqenien, jetëgjatësia në Amerikë pritet të jetë 78.8 vite duke u renditur e 27-a. Sipas OECD-së, amerikanët janë ndër popujt më obezë, kryesojnë për sa i përket vdekjeve të lidhura me varësinë ndaj drogave, dhe renditen të 23-të për sa i përket përhapjes së sëmundjeve të diabetit.

Ndryshe nga një pjesë e vendeve të OECD-së, Shtetet e Bashkuara më së shumti mbështeten në sigurimet vullnetare për të financuar kostot e përkujdesit shëndetësor.

10 vendet me jetëgjatësinë më të lartë mbështeten te kontributet vullnetare vetëm në 6% të kostove, ndërsa shpenzimet qeveritare mbulojnë më shumë se gjysma.

/Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0