Si makina ashtu edhe ngjyra që ajo ka (një e kuqe ndryshe nga ngjyra e zakonshme që jemi mësuar ta shohim një makinë Ferrari) Rosso Portofino, janë emëruar sipas vendit bregdetar turstik në Itali, Portofino.
Me 600 kuaj fuqi, kokëkuqja e re italiane arrin nga 0-100 km për 3,5 sekonda.
Një detaj interesant në brendësi të makinës është ekrani i vogël LCD para pasagjerit. Ai është një ekran me prekje që e lejon pasagjerin të kontrollojë muzikën, klimën, shpejtësinë dhe sistemin e navigimit.
Ashtu si edhe Ferrari California, shpejtësia e saj maksimale do të jetë 320 km/h.
/Jalopnik
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

