Stilolapsi elektrik që largon pickimet e mushkonjave

Stilolapsi elektrik që largon pickimet e mushkonjave


Pasi ulet në lëkurën tuaj, mushkonja përdor gojën e saj si gjilpërë për të shpuar mishin tuaj të butë dhe menjëherë injekton pak nga pështymën e saj në lëkurën tuaj për të penguar koagulimin e gjakut.

Rezultati është një kombinim i një gunge ngjyrë rozë në lëkurë dhe kruarje.

Trupi juaj e identifikon pështymën si “të huaj” dhe dërgon antitrupa për të sulmuar zonën e infektuar.

Përveç vapës ky mund të jetë problemi më i madh gjatës tinës së verës. Por si çdo problem tjetër edhe ky e ka një zgjidhje. Një zgjidhje teknologjike ndryshe nga dylyftimi me pallaskë dhe desifektimi me alkol.

‘Bite Helper’ është një stilolaps elektrik i cili neutralizon kruarjet. Paisja shpërndan nxehtësi dhe dridhje në vendin e pickimit. Ky proces zgjat veteëm 45 sekonda. Ai lokalizon rrjedhjen e gjakut dhe rrit qarkullimin e tij. Ky proces mund të përsëritet deri sa pickimi të zhduket.

Duke qenë se stilolapsi është tërësisht elektrik ai nuk përdor asnjë përbërës kimik dhe mund të ripërdoret. Vetëm me një kusht, që duhet t’i ndryshoni bateritë e konsumuara.

Paisja Bite Helper kushton 39.95 dollarë dhe është zgjidhja më e mirë e momentit për të zbutur “plagët” e shkaktuara nga pickimet.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0