Motivohuni nga Coco Chanel për të arritur suksesin - Business Magazine Albania

Motivohuni nga Coco Chanel për të arritur suksesin


Si njëra prej grave më me ndikim në modë, Gabrielle Bonheur Coco Chanel kishte shumë për të ndarë gjatë jetës së saj. E lindur në vitin 1883 në Francë, Coco hapi dyqanin e saj në vitin 1910 dhe shpejt u bë e njohur për stilin e saj të thjeshtë por elegant të modës.

Jo vetëm që dizajnet e saj e dërgojnë luksin dhe modën në një nivel që bota nuk e kishte parë më parë, por ajo u bë zëri i grave. Coco Chanel ishte një dizajnere, sipërmarrëse dhe një shembull.

Ja cilat janë disa nga shprehjet e saj më të njohura:

Për të qenit vetvetja:

“Ngjyra më e mirë në botë është ajo e cila ju rri më mirë.”

Për të qenit proaktiv:

“Mos shpenzoni kohë duke goditur murin, duke shpresuar që do të transformohet në një derë.”

Për suksesin:

“Në mënyrë që të jeni të pazëvendësueshëm ju duhet të jeni gjithmonë ndryshe nga të tjerët.”

Për fuqizimin:

“Jeta ime nuk më kënaqte, kështu që e krijova atë.”

Për udhëheqjen:

“Akti më i guximshëm është të mendoni për veten tuaj.”

Për mentalitetin:

“Butësia nuk i përfundon punët përveç nëse jeni një pulë e cila bën vezë.”

Për kohën:

“Nuk ka kohë për monotoni. Ka kohë për punë. Dhe kohë për dashuri. Ajo nuk lë kohë tjetër.”

Për mundësinë:

“Vishuni sikur do të takoni armikun tuaj më të keq sot.”

Për lumturinë:

“Ka njerëz të cilët kanë para dhe ka njerëz të cilët janë të pasur.”

Për dështimin:

“Suksesi shpesh arrihet nga ata të cilët nuk e dinë se dështimi është i paevitueshëm.”

Burimi: ekonomiaonline.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0