Goodyear po studionte mënyra për ta bërë gomën e papërpunuar natyrale më të fortë dhe më elastike. Ai zbuloi se një përzierje e gomës me sulfurin, që ai kishte derdhur një ditë më parë dhe që e kishte lënë në një sobë të nxehtë ishte forcuar si lëkurë.
Eksperimentet e mëtejshme me përzierje të tilla çuan në shndërrimin e gomës në një material të fortë dhe me elasticitet të përhershëm.
Goodyear e quajti procesin e ngrohjes së përzierjes së gomës me sulfurin “vullkanizim”, sipas perëndisë romake të zjarrit, Vullkan.
burimi: shqiptari.eu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto