Qëllimi i trajnimit
Rritja e njohurive të pjesëmarrësve mbi planifikimin strategjik, si një proces i rëndësishëm i cili orienton organizatën drejt realizimit të misionit dhe objektivave të saj.
Përmbajtja e trajnimit
– Roli dhe rëndësia e planifikimit strategjik, përfitimet që sjell ky proces për organizatën.
– Hapat e planifikimit strategjik, angazhimi i stafit dhe mbështetësve në hartimin e planit strategjik.
Audienca
Përfituesit e granteve të Leviz Albania si dhe organizatat e shoqërisë civile që dëshirojnë të aplikojnë me projekt-idetë e tyre në thirrjet e granteve që do të shpallen në vazhdim nga LevizAlbania.
Metodologjia
Trajnimi do të ofrohet ONLINE, duke kombinuar seancat teorike me rrahje idesh, dhënien e shembujve konkret dhe angazhimin e pjesëmarrësve në ndarjen e eksperiencave të tyre mbi çështjet e diskutuara.
Përfitimet e trajnimeve online janë të shumta dhe të njohura në mbarë botën, si: (i) rritja e mundësisë për pjesëmarrje për shkak të lehtësirave të përdorimit nëpërmjet kompjuterit (ii) ulja e kostove për të marrë pjesë në trainim, si dhe (iii) ofrimi i metodave më bashkëkohore të mësimdhënies.
Kërkesat teknike për pjesëmarrësit
- Kompjuter
- Versione të përditësuar të Internet Explorer, Moxilla Firefox apo Google Chrome
- Lidhje Interneti kabllor ose WiFi
- Kufje ose altoparlant
Procesi i Aplikimit
Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet përmes një procesi konkurues, bazuar në interesin e shprehur nga organizata, gadishmërinë për vënien në praktikë të njohurive të përfituara në trajnim, si dhe mjetet dhe mundësitë teknologjike për të marrë pjesë.
Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë trajnim, ju lutemi të shprehni interesin tuaj duke plotësuar aplikimin në këtë link dhe dërgojeni me email në kkeruti@partnersalbania.org.
Afati për dorëzimin e aplikimit është 15 Qershor!
Trajnimi do të zhvillohet në datën 20 Qershor, nga ora 10.00-13.00.
Burimi: partnersalbania.org
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.