Një komision i parlamentit egjiptian do të takohet të martën për të diskutuar një ligj që mund t’i ndalojë prindërit t’i vendosin fëmijëve të tyre “emra perëndimorë”.
Sipas ligjit të ri, shkelësit do të gjobiten deri në 270 dollarë ose një mandat burgimi deri në gjashtë muaj.
Ligji u propozua nga deputeti Bedier Abdel Aziz, i cili tha se emrat e huaj sjellin një ndryshim “radikal” në shoqëri.
“Përdorimi i emrave të perëndimit dhe abandonimi i emrave Arab do të ndikojë në një ndryshim radikal në shoqërinë dhe kulturën tonë,” tha Aziz për The Egypt Independent.
Ai shtoi gjithashtu se emrat si Mark, Sam dhe Lara janë shumë të vështirë për t’u shqiptuar nga arabët.
Por egjiptianët filluan të tallen me këtë ide në median sociale.
“Emrat si Mohammed, Mahmoud dhe Ahmed janë emra të huaj. Vetëm emrat autokton egjiptian, të cilët aktualisht përdoren nga Koptët (egjiptian vendas), kualifikohen teknikisht. Kjo është ajo që kërkojnë?” pyet një përdorues.
“Nuk më besohet që parlamenti nuk ka ndonjë tjetër për të bërë,” shprehet dikush tjetër.
“Njerëzit nuk mund të ushqejnë familjet e tyre dhe ata kanë kohë të diskutojnë ndalimin e emrave të huaj? Seriozisht?” shton një tjetër përdorues.
Në vitin 2014, Arabia Saudite ndaloi përdorimin e 50 emrave të cilët ishin në “kontraditë” me kulturën ose fenë e tyre. Këta ishin disa emra të zakonshëm si Linda, Alis dhe Elena.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.