“Hapësirat po zvogëlohen dhe është koha të eksplorojmë sisteme të tjera diellore, botë të reja. Përhapja është e vetmja gjë që mund të na shpëtojë. Jam i bindur që njerëzit duhet të largohen nga Toka,” tha Hawking, sipas BBC.
Fizikanti i njohur botëror dhe pesimisti më i madh për të ardhmen e njerëzimit, thekson se lufta ndaj ndryshimeve klimaterike dhe ngrohjes globale janë objektiva të rëndësishëm, ndërsa udhëtimi i njerëzve në hapësirë është çelësi për “të përmirësuar njerëzimin”.
Lexoni – Stephen Hawking: Teknologjia artificiale mund të sjell fundin e njerëzimit
Hawking tha se kombet drejtuese duhet të dërgojnë austronaut në Hënë deri në vitin 2020 dhe të planifikojnë ndërtimin e një baze hënore brenda 30 vitesh. Ai shtoi se njerëzit duhet të kenë vizituar Marsin brenda vitit 2025.
“Përhapja në hapësirë do të ndryshojë totalisht të ardhmen e njerëzimit,” shprehet Hawking. “Unë shpresoj se kjo do të bashkojë kombet konkurruese në një qëllim të vetëm, për t’u përballur me sfidën e përbashkët për të gjithë ne. ”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto